Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11 nga kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore janë bullgare

Foto: arkiv

11 firma bullgare janë përfshirë në listën e 100 kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore. Këtë e ripohojnë të dhënat e klasifikimit tradicional të SeeNews të kompanive më të mëdha në regjion – SEE Top 100, të publikuara në sajtin e agjencisë Mediapool.

Në vend të tretë në klasifikim është përsëri firma bullgare që u paraqit më mirë “Lukojl Neftohim”. “Aurubis Bullgaria” gjithashtu mbetet në pozitën e tetë, siç ishte edhe vitin e kaluar. Shumica e firmave bullgare të përfshira në klasifikim, janë nga sektori energjetik. Vargu tregtar “Kaufland Bullgaria” përparon seriozisht, duke lëvizur nga vendi i 71 në vendin e 61. Centrali Atomik “Kozlloduj” radhitet në vendin e 92, kurse Kompania Bullgare e Telekomunikacioneve është në vend të 95.

Në klasifikimin e See Top 100 për 100 bankat më të mëdha në regjion janë përfshirë 18 banka bullgare. I tillë ishte numri i tyre edhe para një viti, kurse pothuaj të gjitha prej tyre mbeten në pozitat e tyre, ose madje lëvizin më përpara. Kjo është një shenjë e mirë se sistemi bankar bullgar arrin t’i përballojë lëkundjet e shkaktuara nga falimentimi i Bankës Korporative Tregtare, shënojnë autorët e klasifikimit. Më përpara, në vendin e tetë, klasifikohet “UniCredit Bulbank”, pas saj është Banka DSK, e cila zë vendin e 12. Të dyja bankat mbeten në pozitat e tyre të vitit të kaluar. “Banka e parë e Investimeve”, e cila gjatë 2014-ës kishte probleme serioze dhe u përkrah nga shteti me lejen e Brukselit, lëviz përpara nga vendi i 17 në vendin e 13. Banka e Bashkuar Bullgare mbetet në vendin e 23. “Eurobank Bullgaria” përparon nga vendi i 28 në vendin e 24, kurse “Raiffeisenbank Bullgaria” lëviz me një pozitë përpara deri në vendin e 25 të klasifikimit.

20 janë përfaqësuesit bullgarë në klasifikimin e 100 siguruesve më të mëdhenj në regjion. Kompania jonë, që është klasifikuar më përpara, është “Armeec”, Shoqëri Aksionare. Ajo zë vendin e 20, kurse pas saj Radhitet “Bulstrad Vienna Insurance Group” dhe “Lev Ins”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD