Është vjeshtë. Rrugët e qytetit janë të mbuluara me ngjyrat e bukura të gjetheve që bien. Gjithnjë e më rrallë dëgjojmë muzikë në park, kurse sallat e koncerteve dhe klubet përsëri janë plotë me adhurues të interpretimeve të gjalla. Në larminë e pasur të ngjyrave përfshihet dhe larmia muzikore nga afishja jonë.
Fillojmë me një premierë, pas së cilës qëndroni grupi “Electric Pie”. Më 28 tetor në skenën e Sofja Live Club, muzikantët për herë të parë do të prezantojnë videon e vet të parë të re. Kënga titullohet “A mundem”, videoja është e incizuar në “Fabrikën për art të qytetit” në Sofje. Grupi po përgatit dhe albumin e vet të ardhshëm, këngë nga i cili do të tingëllojnë në koncert. “Electric Pie” bashkon Jasmin Isinov – piano, Ognjan Gërkov-DJ dhe vokalisten Alis Inxhejan. Ata kanë përgatitur një program njëorësh, kurse ndaj tyre do të bashkohen dhe shumë miq-muzikantë.
Në ditën e rilindësve popullor (1 nëntor) “Fortisimo Familija” ftojnë më të vegjlit në një koncert me karakter arsimues. Tema është “Përrallë për Betovenin dhe Oton e Vogël”. Në rolet e Otos së Vogël dhe kompozitorit Betoven janë aktorët Gerasim Gjeorgjiev-Gero dhe Vlladimir Penev, kurse shoqërimi muzikor është nën drejtimin e dirigjentit Sllavill Dimitrov, bashkë me orkestrën e filarmonisë të Sofjes dhe solistët Svetlin Rusev – violinë dhe Lili Bogdanova – piano.
“U japim mundësi fëmijëve të dëgjojnë lloje të ndryshme muzike – thotë Svetlina Terzieva, njëra nga organizatoret e ngjarjes. – Kjo ushqen vetërespektin e tyre, bindjen në forcat e tyre dhe u jep impulse për krijimtari. Një nga idetë kryesore, të cilën po e ndjekim është që fëmijët dhe prindërit bashkë të fitojnë shije dhe interes ndaj instrumenteve klasike dhe muzika.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”