Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, partia e të cilit e Drejtësisë dhe Zhvillimit fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mënyrë bindëse, i cilësoi zgjedhjet si një hapë drejt qëndrueshmërisë së Turqisë.
“Strategjia e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimitpërfshinte rritje të tensionit, konsolidim të elektoratit nacionalist, izolim sa më të madh të partisë së majtë pro kurdëve Parti Demokratike të Kombeve – shpjegoi Ljubomir Kjuçukov – drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në se kjo parti nuk kishte kaluar barrierën 10 përqindëshe për hyrje në Parlamentin turk, atëherë Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit do të fitonte shumicë të kualifikuar. Nga njëra anë ishin veprimet e përforcuara nacionaliste të qeverisë, nga ana tjetër – sulmet e përgjakëta në Syruç dhe në Ankara, të cilat suplementarisht ashpërsuan tensionin. Rezultati ishte polarizimi i shoqërisë turke. Kështu Erdogani fitoi, krijoi qeveri, por nuk mori mjaftë vota për të formuar një shumicë, që do t’i lejonte atij të kryente ndryshime të kushtetutës në drejtim të republikës presidenciale. Mesazhi kryesor i këtyre zgjedhjeve ishte fitore e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit apo kaos në shtet dhe probleme për sigurinë e Evropës për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.”
Të gjithë faktorët e jashtëm janë të kënaqur me këtë zhvillim të situatës dhe është e dukshme se Evropa preferon të ketë për partner një lider të fortë me shumicë parlamentare.
“Në këtë kuptim , sipas docentit Pllamen Rallçev nga Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, roli i Erdoganit si një diktator kyç i besueshëm është pozitive për presidentin turk. Në plan afatgjatë nuk dimë si do të zhvillohet situata dhe nuk është e qartë deri kur do t’u përgjigjet interesave të huaja. Kemi shembuj të tillë të diktatorëve të ngjashëm në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme dhe dimë çfarë u ndodh me ta. Jam i sigurt se Erdogani do të fillojë të manipulojë BE-në me frikën prej valës së migrantëve. Nuk mendoj se Turqia do të vazhdojë të punojë për anëtarësi në BE. Fqinja jonë tashmë ka përfitim të caktuar nga marrëdhëniet e saj me BE – ajo është pjesë e Bashkimit Doganor dhe pozitivet ekonomike janë të padiskutueshme. Këtu e më tej strategjia e Erdoganit nuk përqendrohet mbi Evropën dhe ai do të përpiqet të arrijë kompromise të përcaktuara në mënyrë manipulative.”
Marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Turqisë janë të rëndësishme për sigurinë tonë, shpjegoi Ljubomir Kjuçukov: “Bullgaria, si pjesë e BE-së i ka të njëjta problemet dhe shqetësimet, siç Evropa, por në një shkallë më të madhe. Në se këta 2 milionë refugjatë do të përdoren për presion nga ana e Turqisë mbi Evropën, me siguri shteti ynë do të pasojë më keq. Ky dialog i vazhdueshëm që Bullgaria e zhvillon me Ankara është me rëndësi të madhe për sigurinë tonë kombëtare dhe unë pres se ai do të vazhdojë.”
Docenti Pllamen Rallçev prognozon se në Turqi mund të eskalojë situata dhe duhet pasur parasysh në çfarë procese negative ajo do të ndikojë negativisht marrëdhëniet dypalëshe të Bullgarisë me fqinjën e saj jugore.
“Proceset e ristrukturimit të shoqërisë turke dhe rritja e konflikteve brenda saj janë shumë të konsiderueshme dhe ato mund të ndikojnë negativisht sigurinë e Turqisë. Për Bullgarinë mund të ketë pasoja edhe nga politika e Erdoganit për kthimin e Turqisë në qendër gravitacioni për të gjithë myslimanët nga ish hapësira e Perandorisë Osmane – trojet bullgare kanë qenë pjesë e saj. Kjo qendër gravitacioni ndikon jo vetëm për shkaqe religjioze, por edhe për shkaqe sociale – papunësi, shëndetësi. Ky konfrontim i brendshëm u përket emigrantëve bullgarë në Turqi, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë. Po punoj mbi një libër dhe në lidhje me të duhej të bëja anketa anonime ndër të shpërngulurve bullgarë në Turqi. Një pjesë e madhe prej tyre nuk miratojnë politikën e Erdoganit dhe mendojnë se në rast të zhvillimit të keq të situatës, ata mund të mendojnë për kthim eventual në Bullgari. Askush nuk punon mbi këtë hipotezë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..