Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katja Paskaleva – rizbulimi

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë vitit 2015 mbushen 70 vjet nga lindja e artistes së madhe bullgare Katja Paskaleva. Ylli i saj ndriçoi në një nga filmat më të bukur dhe më të trishtuar bullgar – “Briri i cjapit”. Më se 20 janë filmat, në të cilët ajo mori pjesë, dhjetëra ishin rolet e saj në skenën teatrore. Katja Paskaleva u nda nga jeta mezi 56 vjeçare. Përvjetori i 70-të u bë shkak për xhirimin e një filmi dokumentar i kushtuar jetës dhe krijimtarisë së saj. Më 26 nëntor në kinemanë e Sofjes “Ljumier” do të jetë premiera e filmit “Katja Paskaleva. Roli i fundit” të regjisores Ema Konstantinova. Po këtë mbrëmje në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të hapet një ekspozitë me tablo të piktores Katja Paskaleva, një talent i saj për të cilin dinë pak. Më 5 dhjetor do të jetë premiera e librit album i kushtuar artistes me autor gazetari Georgi Toshev. Ai është edhe producent, dhe autor i projektit për shënimin e përvjetorit të kësaj artiste të paharrueshme bullgare. Përsa i përket ekspozitës, 22 janë tablotë e pikturuara nga artistja, të cilat publiku do të shikojë.

“U tregova një pjesë prej veprave disa njerëzve, mendimi i të cilëve respektohet në rrethet e artit figurativ. Dhe ata mbetën të magjepsur, kur panë për çfarë talent bëhet fjalë – tregon Georgi Toshev. – Kjo është ana e panjohur e artistes Katja Paskaleva. Mendoj, se në karakterin e saj do të zbulojmë shumë tipare të panjohura. Ekspozita titullohet “Unë, Katja”. E zgjodha këtë moto, sepse nuk e kanë pranuar kurrë si piktore. Mirëpo, mendoj, në se na shikon nga atje ku është ajo do të buzëqeshet dhe do të mbetet e lumtur, se një njëri guxon që të tregojë talentin e saj prej piktori. Vendosëm të paraqesim ato tablo, të cilat në të vërtetë janë të papërsëritshme. Në ekspozitë mund të shihet autoportreti i saj dhe disa vepra të tjera magjepse.”

Ekspozohen edhe 12 fotografi të portretit, disa prej të cilave paraqiten për herë të parë. Ato u siguruan nga Filmoteka Kombëtare Bullgare dhe Arkivi Shtetëror. Në sajë të koleksionistit të njohur Bojan Radev në ekspozitë u përfshin edhe tri portrete të krijuara nga piktori i madh bullgar Zllatju Bojaxhiev. Ai e rikrijoi artisten Katja Paskaleva në vitet 60-të të shekullit të kaluar, kur ajo bënte hapat e parë. Tablotë janë një dëshmi të çmueshme për joshjen e artistes Katja Paskaleva jo vetëm si krijuese, por edhe si grua.

“Katja Paskaleva nuk është vetëm artiste. Ajo shkruante tekste të mrekullueshme, pikturonte. Ajo ishte një burim i pasosur i mjeshtërisë prej artisti dhe i talentit – thekson regjisorja Ema Konstantinova. – Atë, që bënë përshtypje te ajo jashtë filmave, jashtë dokumenteve, që ka lënë për veten, është se ajo formoi një pamje të vet... Filmi im nuk është një monument. Ai nuk zbulon pamjen e një artiste ideale dhe të përsosur. Desha të prezantoj një figurë të gjallë. Prandaj paraqita edhe dramat personale të artistes dhe tërë pasurinë e personalitetit të saj. E prezantova në kontekstin e kohës, në të cilën jetonte, gjë që është me rëndësi të madhe për zbulimin e dramatizmit të saj të brendshëm. Ajo përjetonte dyshime dhe pasiguri, megjithëqë ishte një artiste me popullaritet të madhe dhe ishte një shembull i profesionalizmit në punën e saj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD