Gjatë javës së kaluar dy delegacione bullgare bënë vizita në shtete të Lindjes së Mesme dhe të Largët. Kryeministri Bojko Borisov me disa ministra të tjerë ishte në Kinë, ndërsa ministrja e turizmit Nikolina Angellkova vizitoi Indinë. Edhe në dy shtetet bisedimet ripohuan interesin në rritje të Bullgarisë ndaj potencialit të tyre si tregje turistike. Në Kinë kryeministri Bojko Borisov ndër prioritetet e qeverisë tregoi edhe stimulimin e shkëmbimit turistik. Prapë ai, para një muaji në Sofje, me ministrin e jashtëm të Kinës Van I bisedoi për shtimin e numrit të turistëve kinezë në Bullgari. Atë, që kjo sferë përmendet aq shpesh në bisedimet dypalëshe, ka arsyetimet e veta. Vitin e kaluar Bullgarinë e frekuentuan afro 16 mijë turistë kinezë. Kjo shifër tregoi një rritje nga 13 për qind në krahasim me vitin 2013. Për këtë vit pritet një shtim nga 30 për qind. Të dy palët nuk përjashtojnë mundësinë, që në kohë të afërte numri i turistëve kinezë në Bullgari të tejkalojë 200 mijë veta. Ja përse studiohen mundësitë për krijimin e një Dhome Turistike Bullgare Kineze. Krahas kësaj me Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Çekinë mendohen produkte të përbashkëta turistike për tërheqjen e turistëve kinezë. Në mënyrë pothuajse të njëjtë qëndron situata në shkëmbimin turistik me Indinë. Me të si me Kinën shkëmbimi turistik është i thjeshtë, por vitet e fundit po rritet. Në Delhi, me ministrin shtetëror indian të kulturës, turizmit dhe aviacionit civil Mahesh Sharma, ministrja Angellkova arriti marrëveshje që brenda muajve të ardhshëm të caktohen masa për inkurajimin e shkëmbimit turistik. Kjo në bashkëpunim me firmat më të mëdha indiane turistike. Pritet të hapet edhe një vijë direkte ajrore, e cila të lidhë Sofjen me Delhin, Mumbajin, Kalkutën dhe Amritsarin. Mendohet mundësia, që Bullgaria të bëhet një qendër e fluturimeve, nga e cila turistët indianë të arrijnë lehtë deri te Evropa Perëndimore dhe SHBA-ja. Novitete ka edhe në bashkëpunimin turistik me Japoninë, të cilën Bullgaria e cakton si treg strategjik turistik. Në kohë të afërte në Tokio do të hapet Qendra Bullgare e Informacionit Turistik. Qeveria bullgare interesohet për zhvillimin e lidhjeve me tregjet turistike të Lindjes së Largët. Dhe kjo për arsye, se pikërisht ata janë e ardhmja e turizmit. Dhe siç thekson ministrja e turizmit Nikolina Angellkova tani duhet të hedhim themelet e lidhjeve me ato shtete, që të jemi në gjendje që pas kohe të mbledhin frytet e tyre.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..