Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Estruna” – dialog midis flamengos spanjolle dhe folklorit bullgar

Foto: arkiv

Ideja për projektin “Estruna – Arkanhel” me “Zërat e Rinj Bullgarë” është e producentëve Margarita Borisova dhe Javor Gançev. Me përvojën e tyre si organizatorë të festivalit “Xhaz +” ata mblodhën në një skenë artistë nga Bullgaria dhe Spanja, për të gërshetuar muzikën dhe kërcimin e dy kulturave.  Projekti vazhdimisht zhvillohet me eksperimente të reja skenike. Deri tani muzikantët kanë pasur dy turne të përbashkëta në Spanjë. Kanë marrë pjesë në festivalet më prestigjioze në Granada, Madrid, shfaqja e tyre e fundit u zhvillua në Sevilja, ku organizohet forumi më i madh i muzikës flamengo. Procesi i përpunimit të repertorit dhe zgjedhjes së këngëve është dypalësh, shpjegoi dirigjenti i korit “Zërat e Rinj Bullgarë” docent Georgi Petkov. Ja se çfarë shtoi ai për koncertin e ardhshëm bullgaro-spanjoll më 5 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje:

“Në pjesën e parë të koncertit orkestra “Simfonieta” do të prezantojë një vepër klasike për Spanjën: “Magji dashurie” të Manuel de Fajas (Manuel de Falla). Interpretimi i është kushtuar përvjetorit të 100-të të premierës së kësaj vepre. Do të marrin pjesë dy nga kërcimtarët më të dalluar të flamengos Patricia Gerero (Guerrero) dhe David Perez. Në pjesën e dytë prezantojmë projektin tonë “Estruna”, i cili për mua është një sfidë e stërmadhe krijuese. Unë dhe “Zërat e Rinj Bullgarë” marrim pjesë në të. Unë e krijova këtë kor në Universitetin e Ri Bullgar. Publiku mund të dëgjojë këngëtarin e flamengos me famë botërore Arkanhel (Arcangel) nga Spanja. Ai do të interpretojë folklor bullgar, kurse muzikantët tanë – këngë spanjolle. Disa nga pjesëve janë krijuar nga Antonio Forcione (kitarë akustike), i cili është drejtori artistik i projektit. Unë bëj aranzhimet vokale të këngëve, të cilat i interpretojmë. I përpunoj ato në stil etno-xhaz, mbi bazën e motiveve të flamengos. Rezultati është një imazh i ri muzikor, i cili është frutë e dy kulturave dhe dy traditave kulturore të dy skajeve të Evropës.”

Orkestra simfonike dhome “Simfonieta” gjithashtu do të jetë në skenë gjatë koncertit me dirigjent maestro Jorg Birhance. Ja se çfarë tha ai për “Magjinë e dashurisë” të Manuel de Fajas:

“Më interesantja është se Manuel de Faja nuk ka përdorur një melodi ekzistuese të flamengos, por ai vetë e ka bërë kompozimin në traditën e flamengos. Në prezantimin skenik të veprës janë përfshirë dy kërcimtarë të flamengos dhe një këngëtare, si pjesë e suitës së baletit. Kështu edhe dy interpretime të flamengos së pastër (“flamengo puro”).  Interpretohet nga kitaristi Dani de Moron, perkusionisti  Agustin Diassera, këngëtarja Rocio Bazan dhe dy kërcimtarët - David Perez dhe Patricia Guerrero. Ata janë një pjesë integrale e magjisë së dashurisë. Në disa pjesë të programit ata përfshihen si solistë.”

David Perez është autor i koreografisë së veprës. Çfarë tha ai për pjesëmarrjen e vet në këtë projekt?

“Si kërcimtar i flamengos e pranova këtë ftesë si një sfidë e madhe. Kur njeriu interpreton një vepër aq të bukur klasik, ai duhet të jetë krejt i përkushtuar. Kur kërcejmë në një vepër klasik nuk duhet të harrojmë edhe karakterin tjetër të muzikës – flamengon. Kur jam në skenë harroj për kohën, harroj ku ndodhem dhe përqendrohem mbi dy zhanret.”

Kor, orkestër dhome, vegla akustike – të gjithë këtë e presim në skenën e sallës numër një të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 5 dhjetor.

Partnerë mediatikë të projektit janë Radioja Kombëtare Bullgare dhe Radioja Publike Spanjolle 3. Lifestream-in e koncertit mund ta ndiqni në binar.bg më 5 dhjetor në orën 18:30 CET.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD