Ideja për projektin “Estruna – Arkanhel” me “Zërat e Rinj Bullgarë” është e producentëve Margarita Borisova dhe Javor Gançev. Me përvojën e tyre si organizatorë të festivalit “Xhaz +” ata mblodhën në një skenë artistë nga Bullgaria dhe Spanja, për të gërshetuar muzikën dhe kërcimin e dy kulturave. Projekti vazhdimisht zhvillohet me eksperimente të reja skenike. Deri tani muzikantët kanë pasur dy turne të përbashkëta në Spanjë. Kanë marrë pjesë në festivalet më prestigjioze në Granada, Madrid, shfaqja e tyre e fundit u zhvillua në Sevilja, ku organizohet forumi më i madh i muzikës flamengo. Procesi i përpunimit të repertorit dhe zgjedhjes së këngëve është dypalësh, shpjegoi dirigjenti i korit “Zërat e Rinj Bullgarë” docent Georgi Petkov. Ja se çfarë shtoi ai për koncertin e ardhshëm bullgaro-spanjoll më 5 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje:
Orkestra simfonike dhome “Simfonieta” gjithashtu do të jetë në skenë gjatë koncertit me dirigjent maestro Jorg Birhance. Ja se çfarë tha ai për “Magjinë e dashurisë” të Manuel de Fajas:
“Më interesantja është se Manuel de Faja nuk ka përdorur një melodi ekzistuese të flamengos, por ai vetë e ka bërë kompozimin në traditën e flamengos. Në prezantimin skenik të veprës janë përfshirë dy kërcimtarë të flamengos dhe një këngëtare, si pjesë e suitës së baletit. Kështu edhe dy interpretime të flamengos së pastër (“flamengo puro”). Interpretohet nga kitaristi Dani de Moron, perkusionisti Agustin Diassera, këngëtarja Rocio Bazan dhe dy kërcimtarët - David Perez dhe Patricia Guerrero. Ata janë një pjesë integrale e magjisë së dashurisë. Në disa pjesë të programit ata përfshihen si solistë.”
David Perez është autor i koreografisë së veprës. Çfarë tha ai për pjesëmarrjen e vet në këtë projekt?
“Si kërcimtar i flamengos e pranova këtë ftesë si një sfidë e madhe. Kur njeriu interpreton një vepër aq të bukur klasik, ai duhet të jetë krejt i përkushtuar. Kur kërcejmë në një vepër klasik nuk duhet të harrojmë edhe karakterin tjetër të muzikës – flamengon. Kur jam në skenë harroj për kohën, harroj ku ndodhem dhe përqendrohem mbi dy zhanret.”
Kor, orkestër dhome, vegla akustike – të gjithë këtë e presim në skenën e sallës numër një të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 5 dhjetor.
Partnerë mediatikë të projektit janë Radioja Kombëtare Bullgare dhe Radioja Publike Spanjolle 3. Lifestream-in e koncertit mund ta ndiqni në binar.bg më 5 dhjetor në orën 18:30 CET.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme,..