Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja e aktualizon pozitën mbi krizën me refugjatët

Foto: arkiv

BE-ja pa u ndërpre merret me problemin me refugjatët dhe në mbledhjen e fundit për vitin 2015 Këshilli i Evropës shqyrtoi një plan për një strukturë të re të mbrojtjes kufitare. Në situata të jashtëzakonshme në kufijtë e jashtme të BE-së kjo strukturë mund të reagojë me resurse dhe ekipe të veta, duke marrë vendime vet pa të konsultohet me shtetet përkatëse. Ideja për rojë të përbashkët kufitare diskutohet më se 15 vite me radhë në nivelin më të lartë të BE-së. Mirëpo, deri tashti ato bisedime nuk avancoheshin për shkak të kundërshtimeve lidhura me mbrapsjen nga autorizime kombëtare për mbrojtjen e kufijve. Tani ideja diskutohet në një situatë pa precedent që lindi si rezultat i fluksit të refugjatëve, për më tepër me iniciativë të shteteve të mëdha si Gjermania dhe Franca, dhe ka të ngjarë të bëhet fakt pas 6 muajve. Megjithëqë deri në realizim mbetet mjaftë kohë, pala bullgare tashmë shprehu disa pozita paraprake mbi çështjen. Duke përkrahur idenë kryeministri Bojko Borisov komentoi, se Bullgaria vet përballon presionin e emigrantëve në kufirin e saj, por nuk është kundër, në se disa shtete nuk arrijnë të bëjnë këtë, të tjerë t’i ndihmojnë. Bullgaria nuk është kundër, që struktura e ardhshme të fuqizohet me të drejtën të dëbojë emigrantët ilegalë. Edhe tani Sofja insiston, se një pjesë jo e vogël e emigrantëve, sidomos ata ekonomikë, duhet të rikthehen në vendet nga ku vijnë. Në Bruksel kryeministri Bojko Borisov nguli këmbë, se “ata që kërkojnë mënyrë më të mirë të jetës, duhet të trajtohen si emigrantë ekonomikë dhe të kërkojnë në ndonjë mënyrë tjetër bukën e gojës”. Këtë tezë kryeministri e arsyetoi me argumentin, se çdo popull është i detyruar të rregullojë vendin ashtu, që të jetojë mirë në territorin e vet. Në të njëjtën kohë Bullgaria është kategorikisht kundër kufizimit eventual të fondeve evropiane për shtetet, të cilët pranojnë pak emigrantë ose refuzojnë të pranojnë të tillë. Duke argumentuar këtë qëndrim zoti Borisov tha, se Sofja deri tashti nuk ka shtruar çështjen për qindra milionat, të cilët harxhon për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së dhe ajo e bënë këtë me ndërgjegjen, se e plotëson detyrën ndaj të gjitha anëtarëve të tjerë. Ndër të tjerët Bullgaria edhe tani është gati të pranojë kuotën e caktuar për të nga 1300 emigrantë. Mirëpo të interesuar të vendosen në territorin e saj nuk ka dhe ajo nuk mund të mbajë përgjegjësinë për këtë.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD