Gjatë vitit 2015 qeveria bullgare nuk arriti të konsolidojë buxhetin dhe të ulë deficitin deri te parametrat e parashikuara nga 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto megjithë rritjen e lartë ekonomie dhe mbledhjen më të mirë të të ardhurve. Kjo ishte një befasi jo e mirë, mendon ekonomistja e Institutit të Ekonomisë së Tregut Desisllava Nikollova. Në fund të fundit të ardhurat më të larta në thesar u harxhuan shumë lehtë gjë nga e cila fituan ato dikastere, të cilët nuk arritën të kufizojnë shpenzimet e tyre për personel, theksoi zonja Nikollova dhe shtoi:
“Atë, që është shqetësuese në buxhetin e vitit të ardhshëm, është se parashikohet një ulje e shpejtë e deficitit në krahasim të së planifikuarës për vitin 2015. Sipas buxhetit të aktualizuar për këtë vit deficiti duhet të arrijë 3.3 për qind, ndërsa për vitin 2016 parashikohet një deficit nga 2 për qind. Thënë ndryshe po flasim për një konsolidim nga 1.3 për qind nga produkti i brendshëm bruto, i cili është dy herë më i lartë se sa ai i planifikuar për vitin 2015. Gjatë këtij viti Bullgaria duhet të kufizonte deficitin vetëm me 0.7 për qind por qeveria nuk arriti të realizojë këtë hap. Ja përse ka të gjitha shanset, që ajo prapë të dështohet, për shkak të mungesës së dëshirës për kufizimin e shpenzimeve në një sërë sferash problematike. Pjesa e të ardhurve buxhetore për vitin 2016 gjithashtu ngjall shqetësim, sepse parashikohen 300 milion euro të ardhura nga koncesioni i aeroportit të Sofjes. Kjo është në kundërshtim me parimin e kontratave të koncesionit, në të cilat të ardhurat janë relativisht të vogla, por merren për një periudhë të gjatë. Mirëpo, në këtë rast kërkohet të arrihet një kontratë, sipas së cilës shpërblimi do t’i paguhet shtetit një herë. Kjo e bënë këtë kontratë më vështirë të realizueshme. Në se kjo kontratë nuk do të plotësohet, kjo do të bëjë, që deficiti automatikisht nga 0.7 për qind nga produkti i brendshëm bruto të arrijë 2.7 për qind.”
Sipas ekonomistes Desisllava Nikollova ka rreziqe serioze para rritjes së prognozuar ekonomike nga 2.1 për qind për vitin 2016. Në radhë të parë është situata ndërkombëtare dhe më në veçanti rreziqet, që rrjedhin nga ekonomia botërore në tersi dhe veçanërisht për Bullgarinë nga pezullimi i ekonomisë kineze. Një nga shkaqet, që Bullgaria të shënojë një rritje më të lartë ekonomike gjatë vitit 2015 se sa pritej është absorbimi i mirë i fondeve evropiane. Në fillim të periudhës së re programore ato fonde nuk do të arrijnë te Bullgaria në po ato përmasa të larta. Kjo padyshim do të ndikojë negativisht mbi rritjen ekonomike.
“Investimet pas krizës në shkallë të madhe ishin në varësi të shpenzimeve të kapitaleve, të cilët financoheshin me ndihmën e fondeve evropiane. Kështu që frikët për ngadalësimin e ekonomisë janë të justifikuara. Nga ana tjetër gjatë vitit 2016 konsumimi mund të mos rritet me ritmet e parashikuara të larta. Ministria e Financave iu shpreson kryesisht konsumimit të brendshëm si një motor i rritjes ekonomike. Mirëpo, autoritetet ndërmorën një hap të dëmshëm, e pikërisht rritja e shpejtë e rrogës minimale të punës deri në 420 leva gjatë vitit 2016 dhe deri në 460 leva gjatë vitit 2017. Kjo mund të ndikojë negativisht mbi tregun e punës, i cili filloi të dalë nga kriza nga fillimi i vitit 2014. Në shumë rajone të vendit diferenca midis rrogës minimale dhe asaj të mesme nuk është e madhe dhe punëdhënësit mezi përballojnë shpenzimet vazhdimisht në rritje të punë. Kështu ata janë të detyruar të pushojnë nga puna njerëz, ose të mos hapin vende të reja të punës.”
Kohët e fundit Instituti i Ekonomisë së Tregut bëri një analizë ekonomike. Sipas saj me çdo 100 leva rritje të rrogës minimale humben nga 125 000 vende të punës në të cilët janë të punësuar njerëz me arsim dhe kualifikim të ulët. Nga ana tjetër do të ndërmerret një rritje rekorde të pragjeve minimale të sigurimit. Përqindja mesatare e rritjes në të gjitha sektorët e ekonomisë do të arrijë 7.5 për qind. Sipas ekonomistes Desisllava Nikollova kjo do të bëhet shkak për falimentimin e një sërë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme, për të cilat ky çmim i punës bëhet i paarritshëm dhe provokon kalim në ekonominë informale.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..