“Megjithë rreziqet ekonomia bullgare zhvillohet mirë” – këtë e deklaroi Presidenti Rosen Plevneliev në takimin e dhjetë vjetor të biznesit me qeverinë me temë: “Bullgaria në mungesën e sigurisë në plan global – rreziqet dhe mundësitë për ekonominë”, takim ky që u zhvillua në Sofje. Ai tha gjithashtu se para 20 vitesh vendet ballkanike ishin izoluar, por tani pamja është e ndryshme.
“Sot po bëhemi gjithnjë e më të varur njëri tjetrin në rajon. Sot ne punojmë për të pasur besim. Jemi duke ndërtuar mure ekonomike dhe nuk i rishqyrtojmë kufijtë e Ballkanit. Ne duam që ata të hiqen dhe jo të ndryshohen. Kurrë deri tani bashkëpunimi dhe fqinjësia e mirë nuk kanë qenë një faktor kaq vendimtar për zhvillimin pozitiv.”
Sipas fjalëve të Kreut të Shtetit çdo ditë në Bullgari dhe në regjion po bëhemi dëshmitarë të ndeshjes midis modelit oligarkik të ekonomisë dhe sipërmarrësve të vërtetë, midis biznesit të përgjegjshëm, i cili interesohet për brezin e ardhshëm, dhe strukturave të zeza, të krijuara prapa skenës. Sipas fjalëve të tij kjo është ndeshje midis së kaluarës dhe së ardhmes.
“Ka nevojë për reforma të ngutshme jo vetëm në Bullgari, por në tërë regjionin dhe ato janë: sistemi funksionues i drejtësisë, shërbimet elektronike dhe qeveria elektronike, transparencë e plotë në rekomandimet publike, legjislacioni kundër korrupsionit.”
Rosen Plevneliev u uroi përfaqësuesve të biznesit për të menduar para se gjithash për regjionin dhe më pak në nivel kombëtar.
Sa për reformën gjyqësore, qeveria ka qëllim për të shqyrtuar pesë ligje në Parlament – ai për sistemin gjyqësor, ligji kundër korrupsionit, dy kodet dhe ligji për luftimin e terrorizmit. Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se shpreson që shpërndarësi i gazit “Ballkan” të sigurojë gaz nga shumë burime. Ai deklaroi se e ka pritur krizën lidhur me refugjatët dhe lëkundje eventuale në sistemin Shengen. Sipas tij duhet të veprohet sipas skemës së SHBA-së – aplikimi i hartave të gjelbra të punës në territorin e Evropës. Pyetjes në cilën anë është Bullgaria sa i përket Rusisë dhe Turqisë, Kryeministri komentoi se ajo nuk ka qëndrim të anshëm. “Ne e ndjekim politikën tonë të qartë euroatlantike dhe duam që të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë”, tha gjithashtu ai. Borisov ishte kategorik se nuk do të formojë kurrë koalicion me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, kurse sipas tij zgjedhje të mundshme parlamentare mund të destabilizojnë shtetin.
Në takim ishte i pranishëm komisionari evropian Johanes Han. Ai e lavdëroi vendin tonë për përqindjen e lartë të mjeteve të absorbuara evropiane gjatë periudhës së kaluar programore. Ai tha se Bullgaria mund të jepet si shembull, nga i cili të mësohen shumë vende të tjera. Në Bullgari u hapën 30 fabrika të reja për prodhimin e pjesëve të makinave. Sa i përket eksportit ai komentoi se motori i parë kryesor i eksportit bullgar është Gjermania, ku eksporti ynë është rritur tri herë gjatë dekadës së fundit. Në plan më të gjerë Han tha se përforcimi i kufijve të jashtëm duhet të jetë fakt dhe jo vetëm të flitet për këtë.
Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski shpreson që rritja ekonomike e vendit gjatë vitit 2016 të jetë jo më e ulët nga arritjet e vitit të kaluar, megjithë ngjarjet në Lindjen e Mesme, konfliktin Turqia – Rusia, gjendjen e ekonomisë kineze, të cilat mund të ndikojnë mbi treguesit. Gjatë vitit 2015 Produkti i Brendshëm Bruto ka rritur tri herë prognozën paraprake dhe megjithë parashikimet skeptike, sivjet mund të ketë rritje të investimeve. Llukarski përgjithësoi problemin kryesor sa u përket investimeve në momentin e tanishëm në Bullgari sa vijon:
“Mungesa e kuadrove të kualifikuar ndër menaxherët e mesëm dhe personelin ekzekutiv të nivelit më të lartë, sidomos në inxhinieri dhe në ndërtimin e automjeteve janë ajo gjë që ende e vështirëson rrymën e investimeve drejt Bullgarisë.” Në Bullgari ka gjithashtu mungesë inxhinierësh dhe specialistësh IT.
Nga ana e biznesit Ivan Mihajllov, menaxher i “Visteon Bulgaria” komentoi se kuadrot nuk kthehen, sepse nuk janë motivuar. Ai tha gjithashtu:
“Tregu është i përshtatshëm dhe ne duhet ta inkurajojmë, por kjo mund të ndodhë vetëm me përkrahjen e shtetit. Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Teknologjitë mund të blihen, ose do t’i krijojmë, por kemi nevojë për njerëz, që të ketë biznes.”
Mihajllov është i mendimit se ende nuk e kemi arritur maksimumin e lehtësimit të mjedisit të biznesit dhe të eksportit.
Tomisllav Donçev, Zëvendëskryeministër për fondet evropiane dhe politikat evropiane, tha se kundër reformave kyçe, për të cilat kemi nevojë, ka një rezistencë të organizuar shumë mirë, dhe ajo është një prej ndalesave kryesore për politikanët, që të jenë më vendimtarë. Ai përgjithësoi:
“Një shtet, në të cilin ka 3,1 mln punonjës, 2,2 mln pensionistë, 279 000 të papunë, 604 000 nxënës dhe 257 000 studentë, siç duket nuk mund të ketë një strukturë të qëndrueshme shoqërore. Detyra e madhe është të mësohemi të tërheqim dhe t’i inkurajojmë njerëzit, që të mbeten këtu.”
Korrupsioni gjithashtu është në thelbin e problemit në rritje. Ja komenti i zotit Donçev:
“Gjëja më e keqe sa i përket korrupsionit është se ai e ndryshon konkurrencën. Në qoftë se ka korrupsion të fuqishëm, nuk ka kuptim të përpiqesh të bëhesh më i mirë dhe i konkurrueshëm. Korrupsioni i ndryshon rregullat e lojës në një mënyrë të padrejtë.”
Sa për sektorin energjetik, Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petrova shënoi tri prioritete kryesore: stabilitetin financiar të sektorit, aplikimin e liberalizimit të plotë në tregun energjetik dhe diversifikimin e burimeve për furnizimin e resurseve energjetike. Ajo u lavdërua se Bursa e Pavarur Energjetike Bullgare tashmë e ka filluar punën e saj në kohë reale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..