Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e gjyshes – një festë e duarve, të cilat na presin në këtë botë

БНР Новини
Vallja e gjyshes u bë traditë në qytetin e Razlogut në ditën e sotme festive.
Foto: BGNES

Fëmijët gjëja më e rëndësishme në jetën tonë, janë të vënë në qendër të riteve tradicionale bullgare dhe të traditave popullore. Bullgarët i kanë përkushtuar një nderim të veçantë dhe respekt gruas, e cila ka ndihmuar që të vijnë të gjallë dhe të shëndoshë fëmijët në botë. Zakonisht ajo është quajtur gjyshja, sepse është mbartëse e urtësisë popullore e mbledhur shekuj të tërë me radhë dhe njohje për natyrën, kozmosin dhe mistikën rreth zanafillës së fillimit të ri. Gruas, e cila është më afër shtatzënës dhe në ditën e sotme, është përkushtuar një nga festat më jetëdhënëse në kalendarin tradicional të bullgarit të quajtur Dita e Gjyshes. Riti për të vjen nga kohërat pagane, por është ruajtur dhe shumë i nderuar gjatë periudhës së Rilindjes. Sipas traditës më 21 janar – Dita e Gjyshes, duhet të ketë shumë gëzim dhe hare, sepse për bullgarin gjithmonë ka qenë e rëndësishme të lindin fëmijë të shëndetshëm, të bukur dhe të mençur. Populli tonë thotë “shtëpi pa fëmijë-më mirë ta djegë zjarri” ose “Kush është më i madh se mbreti? – “Fëmija” – përgjigjen njerëzit e urtë.

Sipas traditës akoma përpara lindjes së diellit, nënat me fëmijë të vegjël vizitojnë shtëpinë e gjyshes – mamisë, ku sipas traditës i ndihmojnë t’i lajë duart. Riti simbolizon dashurinë, nderin dhe respektin ndaj saj dhe vlerat, të cilat ajo i mishëron përmes punës së tij humanitare.

Sot festa ka humbur mjaft nga praktikat e veta të ritit, por prapë festohet por tani si një ditë e mamive dhe të mjekëve në repartet për një ndihmë lindëse në spitale. Bëhen festa në të cilat marrin pjesë gra të cilat sapo kanë lindur. Shtatzënia i hedh ujë mamisë që t’i lajë ajo duart, kurse për shëndet copëtohet një bukë e bërë në shtëpi. Në rit merr pjesë dhe uji i bekuar si simbol i shëndetit dhe mbrojtjes. Në spitalin universitar “Majçin dom” (“Shtëpia e nënës”) ekziston tradita për dhënien e dekoratës “Duart e arta” me të cilën dekorohet mamia më e mirë nga kolektivi.

Millka Vasileva është kryetare e Asociacionit Bullgar të Profesionalistëve të Kujdesit Shëndetësor dhe e njeh nga afër punën e mamisë moderne. Sipas fjalëve të saj, numri i këtyre grave në vend po pakësohet për shkak të punës së rëndë dhe të mungesës së një page të denjë në sistemin e shëndetësisë.

“Mamitë kujdesen për gratë e reja të shtatzëna, nënat e reja dhe lehona në pjesën më të madhe të rasteve – tregon vërejtjet e veta Millka Vasileva. – Mamitë kanë një profesion të këndshëm dhe të frytshëm të përmbushur me shumë shpresa dhe emocion, që regjistrohet në vetëdije për tërë jetën. Profesionalizmi i tyre i lartë duket në veprimtarinë profilaktike. Roli i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm, më në veçanti në kushtet e krizës demografike, kur duhet të bëhet çdo gjë e mundur, që të mund të përdoret puna e tyre në bazë të mënyrës më të mirë. Mjerisht në vitet e reformës shëndetësore ra praktika e kujdesit të patronazhit, me të cilën mamitë ndihmonin nënën e ardhshme përpara viteve. Në qendra të tilla mamitë mund të ndjekin një barrë problematike, të japin këshilla nënave të reja dhe të kujdesen për to në periudhën e parë pas lindjes. Për shkak të mungesës së mamive në vendet e vogla të populluara dhe mes grupeve të riskut, në të cilat gratë nuk kanë një sigurim shëndetësor, ato shpesh nuk kanë se kujt t’i drejtohen. Shoqëria jonë duhet të ketë një respekt më të madh ndaj punës së mamive, kurse ndihma e tyre sikurse mbetet e paparë. Mezi kur gratë gjenden në repartin e lindjes, e kuptojnë sesa shumë mund të mbështeten tek to dhe sa mirë është kur pranë vetes kanë një specialist të mirë dhe me përvojë, që të jenë të qeta në ditën e lindjes.”

Rrethi i specialistëve të cilët sot kujdesen për shëndetin e grave të shtatzëna dhe beben e pritur zgjerohet gjithnjë e më shumë. Mbase nuk ka nënë e cila të mos të kalojë përmes kabinetit të mjekut në diagnostikimin paralindjes dhe terapi. Kjo është dega e doktoreshës Marina Mihova, gjinekologe në një nga spitalet prijëse private në Sofje.

“Mjekësia paralindjes ndihmon për probleme të shumta të cilat janë të vëna re më herët të mund të evitohen gjatë kohës së shtatzënësisë. Kjo është një urë shumë e rëndësishme drejt mjekëve, të cilët punojnë në sallën e lindjeve, sepse supozon të ketë më shumë sukses në punën e tyre. Pacientja bullgare është shumë mirë e informuar për këtë se çfarë mund të presë nga mjeku, nga aparatura të cilën ai e përdor. Dija është e rëndësishme, sepse u ndihmon grave t’i ndërmarrin lajmet, të cilat i dëgjojnë në kabinetin tonë në mënyrë të qetë dhe objektive. Kur një lindje është e shoqëruar me vështirësi, ajo le mbresë në vetëdije. Prandaj çdo vit të parët të cilët i përshëndesin me rastin e festës profesionale janë pikërisht gratë të cilat kanë evituar pengesat më të mëdha në muajt fill përpara lindjes.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Spasov, Smilen Vëllov dhe Dimitër Koparov

Gjithnjë e më shumë bullgarë duan të kthehen në atdhe

Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..

botuar më 25-10-21 3.49.MD

Jeta e bullgarëve në Patagoni është një rrëfim për traditat dhe kujtesën e përbashkët

Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..

botuar më 25-10-21 7.30.PD
Hungaria, vitet '30 të shekullit të 20-të

Bullgarët në Hungari me një festë të dyfishtë – Ditën e Miqësisë dhe marrjen e certifikatës së UNESCO-s për traditën e tyre të kopshtarisë

17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..

botuar më 25-10-19 9.05.PD