Një bullgar në Londër i ndihmon fëmijët nga qyteti i tij i lindjes për të bërë sport. Ai ëndërron për ta parë fytyrën e vet në një revistë prestigjioze të modës dhe ndonjë ditë të bëhet dizajner, i cili dikton rregullat në veshje. Dhe derisa ecën në rrugën e vështirë drejt suksesit, ai nuk harron ku e ka filluar rrugën e tij.
Para pesë vitesh Todor Tumbalev lëri qytetin e vogël dhe u nis për në Londër, që ta provojë fatin e vet. Ka punuar gjëra më të ndryshme – ka ndërtuar shtëpi, i ka ndihmuar njerëzit e tjerë në situatën e tij për të gjetur punë, ka kërkuar studentë për universitetet, ka qenë kamerier etj. Mirëpo, pavarësisht se çfarë punë ka praktikuar, ai nuk e ka braktisur ëndrrën e vet për të krijuar një markë të vet, me të cilën të pushtojë botën. Kështu, krahas studimeve të tij të biznesit në një universitet irlandez me seli në Londër, ai tashmë i bën hapat e parë në këtë drejtim.
Kjo, me të cilën desha të merrem, është moda dhe më konkretisht modelimi dhe fashion design-i, thotë Todor Tumbalev. Kam në plan pasi e mbaroj arsimin tim të startoj biznes të vet në këtë sferë. Ideja ime është që të kem një markë timen, e cila të pasqyrojë stilin tim dhe pikëpamjen time për modën. Tashmë kam portofolio, fotografi dhe disa gjëra, të krijuara sipas dizajnit tim. Mirëpo, ende jam në fillim dhe mendoj se do të arrij t’i realizoj qëllimet e mia gjatë disa viteve në vijim – hap pas hapi.
Megjithëse ëndrrat e tij janë lidhur në ndonjë mënyrë me kryeqytetin anglez, Todor Tumbalev nuk e harron edhe qytetin e tij të lindjes Stambolijski. Atje ka kaluar fëmijëria e tij, atje është formuar karakteri i tij – edhe sot ai është plot mirënjohje dhe ndjenja se ka ardhur koha për ta kthyer gjestin.
Qyteti ishte një vend shumë i bukur nga pikëpamja e sportit. Ai u ofronte të rinjve shumë mundësi për t’u marrë me sport, na tregon ai. Unë dhe të gjithë miqtë e mi jemi marrë me sport dhe kjo i ka krijuar personalitetet tona dhe na ka ndihmuar në realizimin tonë të ardhshëm në jetë. Në fakt shumë prej tyre vazhdojnë të merren me sport aktiv edhe sot e kësaj dite.
Kështu fëmija i dikurshëm, i cili ka luajtur me topin e basketbollit në oborr dhe ka luajtur futboll, vendos për t’i ndihmuar fëmijët në qytetin e tij të lindjes në veprimtarinë e tyre sportive.
Ideja lindi në mënyrë spontane dhe një plus i madh në realizimin e saj është fakti se në Stambolijski ka një kryetar të ri të bashkisë, i cili do që ta zhvillojë sportin, thotë gjithashtu Todor Tumbalev. Dhe kur kjo iniciativë aplikohet në praktikë, ajo do të gjejë jehonë edhe në administrimin e qytetit. Iniciativa është shumë e thjeshtë – njerëzit, të cilët jemi jashtë vendit, brenda datës 1 – 20 të çdo muaji do të dhurojmë minimum pesë paund, pesë euro, ose pesë dollarë në varësi se ku jetojmë. Kështu në ditën 20 të çdo muaji do të shpallim se çfarë shume kemi grumbulluar dhe ajo do të përdoret për blerjen e disa artikujve konkretë – topa, ekipe etj. për të gjitha gjashtë klubet sportive. Përveç kësaj do të mirëmbajmë lidhje me personin e ngarkuar për zhvillimin e rinisë dhe sportit në qytet.
Këtë ide Todor Tumbalev e publikoi në Facebook – në një grup special ai ka shpallur llogarinë bankare në valutë, kurse së shpejti do të ketë llogari të tillë edhe në leva. Megjithëse zyrtarisht iniciativa fillon nga muaji shkurt, tashmë kanë ardhur dhuratat e para, përfshi këtu dhe një dhuratë prej 100 paundësh. Kanë shfaqur interes shumë njerëz edhe nga Bullgaria.
Sporti për mua do të thotë shumë – ai është shëndet, por edhe më shumë, na shpjegoi motivet e veta Todor Tumbalev. Sporti më mësoi për të qenë më i disiplinuar dhe i organizuar dhe të respektojë njerëzit, të jem më i bindur dhe të gjithë këta faktorë më ndihmojnë të jetoj në një mënyrë të denjë. Aktualisht mjedisi në Bullgari është i tillë se njerëzit formohen në një mënyrë jo kaq të mirë nga pikëpamja e vlerave morale dhe madje mund të thuhet se në qytetet e vogla situata është shumë e keqe. Prandaj për mua është me rëndësi për të bërë diçka të mirë në këtë drejtim. Në qoftë se njerëzit nuk mund të jetojnë më mirë, ata të paktën mund të kenë atë, që unë e kam pasur, kur kam qenë fëmijë dhe jam rritur. Për mua sporti është njëkohësisht arsim dhe edukim.
Todor Tumbalev ndihet i lumtur në Londër. Ai thotë se edhe ai, si njerëzit e tjerë nuk mund ta parashikojë të ardhmen e vet, por pavarësisht me se merret, veprimtaria e tij do të jetë lidhur në ndonjë mënyrë me Bullgarinë. Dhe ai tashmë vepron në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMë 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..