Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Rusev: Në Bullgari ka njerëz të jashtëzakonshëm me ide të shkëlqyeshme

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Takimi joformal i nivelit të lartë në Davos të Zvicrës, në të cilin ishin të pranishëm rreth 2500 prej liderëve me ndikim më të madh në politikë dhe biznes, është një ngjarje, ku do që të jetë i pranishëm çdo një pronar i një kompanie globale. Mirëpo, që të ndodhë kjo, duhet të zbatohen disa kritere të veçanta. Pllamen Rusev – themeluesi i kongresit botëror WEBIT, dhe ekipi i tij punojnë tre vjet, që të sigurojnë sukses. Ata duan jo vetëm të paraqesin organizatën dhe biznesin e tyre, por të reklamojnë Bullgarinë. Qëllimi i tyre është të tregojnë se sa shumë njerëz të talentuar ka në Bullgari, si dhe mundësitë e shumta për t’u investuar në vend. Sipas Pllamen Rusevit është me rëndësi të madhe që Bullgaria të vazhdojë të shfaqet në aktivitete të tilla, që të jetë “e dukshme” në podiumin botëror, sepse:


Pikërisht në vende të tilla merren vendime për politikat për investime dhe zhvillim. Vetë fakti se Bullgaria kurrë deri tani nuk ka qenë e pranishme në një ngjarje të tillë është humbje e mundësive të mëdha dhe e branding-ut. Derisa Bullgaria paraqitej nëpërmjet fondacionit tonë, India, Koreja, Mongolia dhe Rusia gjithashtu kishin aktivitete të organizuara nga vetë shteti, si dhe nga disa korporata të mëdha. Mirëpo, paraqitja jonë tërhoqi më shumë veta dhe ata ishin prej më të dëshiruarve nga të gjitha këtyre 2500 veta. Patëm mbi 600 vizitues. Ne arritëm nëpërmjet marketingut të përshtatshëm, metodës dhe kontakteve tona të mira të tërheqim liderë globalë, të cilët në fund të aktivitetit hodhën valle bullgare. Ishte shumë bukur dhe unë krenohem për ekipin tonë, se e ndryshuam konceptin dhe nuk reklamuam WEBIT, por reklamuam Bullgarinë. Në vende të tilla zihen miqësi, të cilat në vazhdim mund të jenë shumë të dobishme. Mirëpo, qëllimi ynë ishte për të vendosur kontakte miqësore dhe këta miq të vijnë në Bullgari, që të shohin se këtu gjithashtu ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe ide të shkëlqyeshme, të cilët duhet të përkrahen.

Nga 18 deri më 20 prill në Sofje do të mbahet WEBIT.FESTIVAL, për të cilin Pllamen Rusev na premtoi:

Снимка

Ai do të jetë i jashtëzakonshëm. Sivjet Sofja është vendi i aktivitetit tonë evropian. Kemi edhe përkrahjen e Komisionit Evropian. Këtu do të mbërrijnë politikanë të nivelit më të lartë. Do të ndihmojmë në debatin dhe takimet me biznesin, por edhe me njerëzit e rretheve akademike. Për herë të parë në Bullgari do të organizojmë të ashtuquajturat “ngjarje policy” – këto nuk janë aktivitetet politike, por aktivitete për politika. Do të flasim se si mund të zhvillohet komuniteti i ndërmarrësve në Evropë, do të shqyrtojmë kiber-sigurinë, problemin demografik në Evropë, mënyrën shëndetësore të jetesës nëpërmjet bio-teknologjive, transformimin digjital... Kemi një aktivitet, të quajtur “Qytetet e mençura evropiane”, në të cilin do të takohen shumë kryetarë bashkie nga Evropa. Kjo është një fushë, në të cilën biznesi mund të jetë në dobi të madhe, duke e përmirësuar transportin dhe administratën. Do të mbahen edhe ngjarjet tona tradicionale, kushtuar industrisë – ato për iniovacionet dhe për marketingun digjital. Kemi një degë të veçantë vetëm për kompanitë që tani po e startojnë veprimtarinë e tyre. Do të ndihmojmë rreth 150 kompani nga mbarë Evropa, që të mund të kenë ato një stend të veçantë. Këto janë tri shtyllat kryesore të kongresit – ngjarjet për politikat, për industrinë dhe për kompanitë e porsakrijuara.

Çfarë do të jetë dobia për Bullgarinë nga kjo iniciativë?

Снимка

Strategjia jonë është që Bullgaria të bëhet bashkuese e shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ne jemi mikpritës dhe Bullgaria do të shihet, por meqenëse Evropa ka nevojë për vendime në shumë sfera, është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit të japin kontributin e tyre. Për shembull Sofja ka një prej eko-sistemeve më aktive startëp në Evropë dhe ne e arritëm këtë në kuadrin e 4-5 viteve. Kështu qe do të mund të japim shembuj të mirë edhe në këtë drejtim, kurse përfaqësuesit e shteteve të tjera do të mund të tregojnë se ku janë arritjet e tyre. Imazhi teknologjik i vendit tonë jashtë është shumë i lartë. Ne jemi shumë të lumtur se para një jave u votua dhe Sofja miratoi ofertën tonë për t’u quajtur “Kryeqyteti digjital i tregjeve të reja”. Kjo u bë një pjesë e strategjisë së qytetit për specializimin inteligjent dhe ne do të punojmë që kjo të bëhet realitet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD