Ky është një turp. Bllokada me traktor dhe me një teknikë tjetër të rëndë bujqësore në kufirin tonë me Greqinë organizuar nga fermerët grek i tendosi deri në fund nervat e transportuesve bullgar. Maunat e tyre u renditën në radhë kilometrike nga të dyja anët e të dyja pikave bazë kufitare-“Kullata-Promahon” dhe “Linden-Eksohi”. Fermerët grek protestojnë kundra synimit të qeverisë të Ciprasit të shtojë taksat dhe sigurimet e tyre. E mirë, le të protestojnë, të revoltohen dhe të dalin në greva, është gjë normale të jesh i pakënaqur dhe të reagosh kur të fusin dorën në xhep dhe e bëjnë jetën më të vështirë. Por, lind pyetja a është e udhës që këta fermerë me veprimet e veta po kështu të fusin dorën në xhep dhe ta bëjnë jetën më të vështirë për transportuesit bullgar? Vonimi i maunave me mall çon deri në humbje jo vetëm për transportuesit, por dhe të prodhuesve të këtij malli, dhe të tregtarëve , të cilët duhet ta realizojnë në treg. Ekspertë llogaritën se, humbjet vetëm të transportuesve dalin përditë në rreth 100 mijë euro.
Ky bllokim nuk është precedent, dhe herë tjetër në bazë të shkaqeve të ndryshme, fermerët grek kanë bllokuar pikat tona kufitare. E pyes veten, a nuk është pak e çuditshme, se në mesin e dimrit, siç është në këtë rast, agrarët fqinjë parkojnë traktorët dhe mjetet e tjera të ngjashme mes përmes rrugës dhe shikojnë sehir? Përse nuk bëjnë bllokada gjatë stinës aktive agrare, kur kjo teknikë i është e nevojshme fushës? Dhe akoma. Nuk i njoh ligjet greke, por a është e mundur që ato të zgjidhen në një kohë paqësore dhe të bllokohen pa dënim në vazhdim të ditëve të tëra rrugët shtetërore të cilat lidhin dy vende fqinje-anëtare të Bashkimit Evropian? Ose autoritetet greke nuk disponojnë me trupa të specializuara për luftë me çrregullimet në masë? Sepse një është e drejta e protestës dhe të grevës,dhe gjë fare tjetër është të veprosh në buzë të ligjit dhe të moralit.
Por çfarë veprimesh ndërmorën institucionet bullgare? Lëvizën mezi kur mediet shpallën “ftesën” e shoferëve të nevrikosur të maunave drejtuar drejt ministrave dhe deputetëve nga Sofja të kalojnë vetëm një natë në bivuak rreth rrugës bashkë me ta. Dhe kështu, ministria e punëve të jashtme zyrtarisht e informoi Komisionin Evropian “për situatën e krijuar në pikat kufitare me Greqinë” dhe kërkoi që komisioni “të ndërmarr veprime për evitimin e problemit në një afat mundësisht më të shkurtër”. Në letër shënohet se, në rastin “Greqia”nuk i kryen detyrimet e veta, lidhur me liritë bazë në kuadrin e Bashkimit Evropian, si një lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave midis shteteve-anëtare”. Por, disa politikanë shënuan me ironi se, Komisioni Evropian mbase nuk do të ngrihet nga Brukseli, që të vijë dhe të spastrojë kufirin. Për qetësim të viktimave, ministri i jashtëm Daniell Mitov njoftoi se, pikat kufitare janë të bllokuara gjatë një regjimi të rastit jo vetëm me Bullgarinë, por dhe me Turqinë dhe Maqedoninë.
Kryeministri Bojko Borisov në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipras nënvizoi se, “problemet e brendshme nuk duhet të kthehen në shkak për shkeljen e së drejtës të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave” dhe apeloi të sigurohen korridore për kalime transit. Dhe deri këtu. Disa vëzhgues u çuditën nëse autoriteteve bullgare u është i njohur nocioni “masa reciproke”. Dhe pyetës se çfarë mund të ndodh në qoftë se Sofja do të impononte përkohësisht embargon e importit të portokalleve greke për në Bullgari, mandarinave, sallatës jeshile e të tjera, derisa fermerët grek nuk i lirojnë maunat bullgare. Duket se, në këtë rast diplomacia e kuptuar në mënyrë të shtrembëruar dhe oportunizmi politik flijuan për herë të radhës interesat kombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..