Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfida e bardhë në Galerinë Kombëtare “Pallati”

БНР Новини
3
“Dimër në Gabrovo”, Boris Denev

Çfarë është ngjyra e dimrit? Kryesisht e bardhë. Pavarësisht se këto ditët e fundit temperaturat jashtë janë pranverore. Ende ka dëborë në mal dhe ende nuk është vonë për të pasur dëborë. Le të mos harrojmë se është shkurt. Me titullin “E bardë: Dimri në koleksionin e Galerisë Kombëtare “Pallati” është radhitur një ekspozitë e piktorëve bullgarë, kushtuar stinës më të ftohtë. Mbi 50 janë pikturat e grumbulluara në ekspozitë. Piktura e paraqitur më herët është e Asen Bellkovskit – që nga viti 1899, kurse ajo më e vonshme – e Nikolla Nikollovit nga viti 1985. Le të shënojmë se një pjesë e veprave janë paraqitur shumë rrallë.

“Festë dimërore”, Radi NedellçevÇfarë është sfida për të krijuar veprën e vet duke përdorur të bardhën si ngjyrë kryesore – e pyetëm Kirill Vasilevin – kryekuratorin e galerisë: 

“Duhet të themi se kjo është një detyrë shumë e vështirë. Është lehtë të krijosh një pikturë, duke i përdorur të gjitha ngjyrat dhe është vështirë, kur duhet të pikturosh një vepër, duke e përdorur vetëm të bardhën si ngjyrë kryesore. Kjo me të vërtetë kërkon një delikatesë prej nuancash, sepse gjithmonë ekziston rreziku nga krijimi i një vepre të mërzitur. Është me rëndësi të ketë ndjenjë dinamike dhe shumëllojshmërie, megjithë mospërdorimin e të gjitha ngjyrave. Kjo është detyra e çdo një piktori, i cili e përdor të bardhen. Kuptohet që në këtë rast bëhet fjalë kryesisht për pamje dimërore. Kemi treguar veprat e piktorëve nga fundi i shekullit të XIX dhe nga fillimi i shekullit të XX deri në mes të viteve 80 të shekullit të kaluar. Në ekspozitë ka vepra të disa prej piktorëve tanë më të mëdhenj – Jarosllav Veshin, Josif Piter, Vasill Stoillov, Nikolla Petrov, Zllatju Bojaxhiev. Veprat më të vonshme janë të Dimitër Hinkovit dhe të Millko Bozhkovit.”

Sipas Kirill Vasilevit, në dallim të ngjyrave të shumta të stinëve të tjera, pejzazhi dimëror na jep mundësi për njëfarë përgjithësimi të formave, duke i pastruar kufijtë mes tyre. Kjo u jep mundësi piktorëve për të arritur një kushtëzim më të madh në krijimin e motiveve.

“Brymë”, Sirak Skitnik“Në dimër, po të ketë kontraste, këto janë kontrastet midis së bardhës dhe së zezës. Në këta kufij ti duhet të paraqesësh tërë shumëllojshmërinë e nuancave të përdorura. Sigurisht që subjektet dimërore nuk janë thjeshtë një detyrë formale. Ka një reaksion specifik ndaj pamjes, stinës, ngjyrës – ndaj të gjitha këtyre gjërave, që provokon pylli pa gjethe, figurat e vetmuara etj. Kështu qe, kuptohet, kjo është sa një studim i formave, ashtu edhe një provë që nëpërmjet pejzazhit të shprehen gjendje të veçanta emocionale.”

Ndër të tjera, në historinë e artit tonë nuk janë shumë piktorët, të cilët tregojnë një interes të veçantë ndaj dimrit, ose ndaj së bardhës si një ngjyrë kryesore. Stinët e dashura të piktorëve tanë janë pranvera, dhe sidomos vjeshta, ku vëzhgohet një eksplozion i ngjyrave të ngrohta. “Piktorët bullgarë në përgjithësi i duan ngjyrat e ngrohta dhe të theksuara. Në të vërtetë janë shumë pak ata, si Asen Bellkovski, i cili ka një seri të tërësishme prej pejzazhesh dimërore, ose si Atanas Mihov. Me të vërtetë, vetëm dy, ose tre janë ata, të cilët shfaqin interes të posaçëm ndaj pejzazhit dimëror, ndaj së bardhës” – thotë në përfundim Kirill Vasilev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD