Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitko Shterev – “Muza ime e vetme është muzika”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Kompozitori i madh bullgar Mitko Shterev më 28 janar shënoi jubileun 70-vjeçar. Për këtë përvjetor e përgëzuan shumë miq, kolegë dhe të afërm. Mitko Shterevi është autor i disa prej këngëve më të dashura dhe të preferuara nga disa breza bullgarësh si “Shpirt”, “Severina”, “Blusë për të dy”, “Lutje për shi”, “Nesër”, “Vjeshtë” e shumë, shumë të tjerë. Është themeluesi dhe lider i grupit “Diana Ekspres”. Krahas kësaj ka kompozuar muzikën e më se 30 filmave bullgarë, ndër të cilët “Adaptim”, “Kombin”, “Dubluesi”,La donna E mobile” e shumë të tjerë. Lidhja e Krijuesve të Filmave në Bullgari e caktoi “kompozitor të mijëvjeçarit”.

Për talentin e vet të krijojë muzikë të bukur kompozitori i respektuar Mitko Shterev rrëfen: “Mendoj, se procesi i kompozimit është një veprimtari spontane, ashtu siç është spontane të krijohen vjersha. Nuk është e rastit, se shumë poetë i kanë krijuar veprat e tyre më të mëdha vetëm nën ndikimin e frymëzimit. Mirëpo, mendoj se kur bëhet fjalë për profesionalizmin e vërtetë, atëherë spontaniteti nukështë me rëndësi. Atëherë është i domosdoshëm një mendim më i thelluar, sidomos kur flasim për muzikën e filmave. Kjo muzikë duhet të jetë në përputhje me subjektin dhe me tërë dramaturgjinë. Në këtë sfond mund të them, se krijimi i një kënge është më tepër emocion. Ajo gjithashtu mund të ketë dramaturgji të brendshme, por ajo është më e kufizuar.”

Mitko Shterevi është i bindur, se në se një kompozitor dëshiron të jetë profesionist muza e tij e vetme duhet të jetë muzika dhe vazhdon: “Që para vitesh zbulova, se një kompozitor kur mbush 55 – 60 vjet duhet të shikojë me optimizëm mbi krijimtarinë e të rinjve. Sepse të rinjtë e shikojnë botën nga një këndvështrim tjetër. Muzika pop është lidhur ngushtë me modën, politikën, ekonominë. Ajo mund të dëgjohet kudo. Ndoshta kjo është arsyeja për të cilën ajo ndryshohet vazhdimisht, pothuajse si moda. Në këtë sfond mund të them, se kam fat, sepse njerëzit i njohin këngët e mia. Gjatë tre viteve të fundit me grupin “Diana Eksperes” të cilin e themelova në vitin 1974 realizuam më se 20 koncerte në Bullgari, 5 në Kanada dhe 1 në Angli. Më bëri përshtypje, se kudo bullgarët dinë këngët e mia.”

Për punën e tij më të funditkompozitori i madh bullgar Mitko Shterev tregon: “Fundin e vitit 2015 e shënova me përfundimin e diskut “40 vjet “Diana Ekspres” – “Dhjetë hite të arta”. Ai do të dalë në tregun muzikor me një album tjetër me titull “Mozaik”. Ai përmban 10 vepra – 4 për orkestër dhe 6 këngë. Gjatë marsit ato dy albume do të jenë në tregun muzikor. Kështu dëshirojmë të shënojmë përvjetorin. E reja është cilësia e tingëllimit. Kemi në plan të prezantojmë ato dy albume si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit. Për koncertet do të ftojmë edhe miq muzikantë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD
Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов

botuar më 25-09-26 7.45.PD

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD