Me muzikën e Mocartit dhe të Bramsit kuarteti i telave “Dimov” shënoi jubileun e vet të 60. Kuarteti është i krijuar përpara 60 vjetëve prej studentëve të kursit të parë në Akademinë Muzikore dhe përbërja e parë ka qenë me primarius Dimo Dimov-violinë, Aleksandër Tomov-violinë, Dimitër Çilikov-biolë, Dimitër Kozev-violonçel.
“Në Radion Kombëtare Bullgare më qe dhënë një përmbledhje me tituj, incizime, të cilat i kemi bërë për Radion Kombëtare dhe doli se, lista është mbi 500 krijime. Mbi 500 incizime. Unë fillimisht nuk e besova. Pyeta “Sigurisht që 50, apo jo”? Jo! 500! Por, doli se janë më tepër. Kjo flet vet për nga vetja e vet për interesin e Radios Kombëtare Bullgare ndaj asaj që kemi bërë, për jetëgjatësinë tonë, për interesin e kompozitorëve bullgarë ndaj nesh, sepse numërova mbi 30 krijime, të shkruara apostafat për ne. Dhe e veçanta është se këto krijime vazhdojnë të ekzekutohen. Rekorder mbi interpretimet është “Mikro-kuarteti” i Marin Goleminovit, të cilin ai e krijoi për ne. Mendoj se forma të cilën e pati zgjedhur – shumë e shkurtër – çdo pjesë mesatarisht nga 2 minuta, e sintetizuar, siç mundej të përfshijë shumë motive bullgare, pa citate. Interesantja është se çdo një pjesë i është kushtuar secilit prej nesh. Kështu çdo një prej nesh kishte përkushtimin e vet të vogël, kurse më lartë qëndronte përkushtimi i kuartetit “Dimov”. Ky është një rast unikal dhe mendoj se do të mbetet i tillë. Nuk do të harroj kur interpretuam koncertin e tij për kuartet dhe orkestër të dhomës dhe kur e pyetën: “Profesor Goleminov, doni të mblidhni dy grupe vetëm me instrumente të telave”? “Unë u mundova të krijojë një pikturë nga e bardha mbi të bardhë” – është përgjigjur kompozitori ynë i madh. Dhe ky është një krijim jashtëzakonisht i bukur. Kuarteti i tij i 8 përsëri i është përkushtuar formacionit tonë dhe qe një vepër shumë e bukur.”
Përveç figurës qendrore në kuartet, akoma që nga vet krijimi Dimo Dimov është pedagog, pas kësaj dhe rektor në Akademinë Muzikore, ministër i kulturës, përfaqësues i popullit, ambasador në Mbretërinë e Danimarkës. Por, bërja e muzikës me kuartetin për të është “mënyrë të ekzistencës”, prandaj gjatë vitit 2006 ai për herë të dytë e rivendos në një grup të ri – Emill Boshev-violinë, Ognjan Konstantinov-violë dhe Hristo Tanev-violonçel. Por. Pas kaq vjetëve, kushtuar kulturës muzikore të Bullgarisë, profesori Dimov është i mërzitur dhe shumë skeptik në mendimet e veta për të ardhmen e krijuesve të rinj dhe për artin muzikor në vendin tonë.
“Bullgaria akoma ka dy kuartetet e veta profesionale – ve në dukje ai. – Por, nuk mundem të them se e ardhmja e muzikës së dhomës tek ne është e ndritshme, sepse ajo mund të mirëmbahet vetëm prej instrumentistëve të mëdhenj, të cilët e pëlqejnë muzikën dhe i përkushtojnë shumë nga koha e vet. Ministrat e kulturës, më në veçanti ata, të cilët nuk janë muzikantë, nuk kanë asnjëfarë qëndrimi. Ata nuk i emocionojnë grupet muzikore, përfshi dhe grupet më të mëdha bullgare si Filarmonia, Orkestra e Radios, orkestrat e operës e kështu me radhe. Duhet të ketë një qëndrim personal pak më të madh dhe një kuptim nga ana e tyre, që të mund të bëjnë diçka. Por, unë mendoj se, kushtet ekonomike në vendin tonë janë shumë të rënda dhe bile edhe sikur ndonjë ministër të dojë të përkrahë në mënyrë solide financiare ndonjë grup, kjo është e pamundur. Por që të mund të krijosh një grup dhome nga tipi i kuartetit me tela, gjithmonë është i nevojshëm një violonçelist, violist, violinist. Me muzikën e dhomës merren ata, të cilët e pëlqejnë shumë muzikën dhe mundet t’ia lejojnë vetes. Të rinjtë duhet ta duan artin e vet dhe ta ekzekutojnë muzikën e dhomës. Dhe për mua kjo është më prestigjiozja në artin muzikor, maja më e lartë, të cilën ata duhet të provojnë ta pushtojnë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..