Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e sallos dhe ponçit në Aprillci

БНР Новини

Më shumë se 15 mijë veta nga kënde të ndryshme të vendit vizituan qytetin Aprillci për të përfshirë në Festën e ponçit dhe sallos. Ideja për këtë festë, kushtuar pijes alkoolike, me të cilën në Aprillci e presin dhe përcjellin secilin mysafir, ka lindur para 6 vjetëve në vatrën vendase të kulturës “Svetlina 1895”. Qe atëherë deri më sot festa fiton popullaritet të madh, ndërsa sivjet sheshi qendror i qytet u bë i ngushtë për të pritur të gjithë mysafirët. “Në këtë festë nuk janë pirë sasi të mëdha të rakisë, njerëzit thjeshtë erdhën që të dëgjojnë këngët, të kënaqen me vallet e bukura popullore dhe me mikpritjen e banorëve vendas” – thotë Donço Paçnikov, kryetar i vatrës popullore.

“Secili që vjen në Ballkan, thotë: “A nuk do të presësh pak sallo dhe të pimë nga një raki?” dhe kështu lindi ideja për festën. Rakia dhe salloja si meze për të janë shumë te respektuar dhe të dashur dhe janë me cilësi të lartë në krahinën tonë. Në asnjë vend tjetër, përveç lart në mal, salloja e kriposur nuk bëhet aq e mirë dhe këtu tek ne ajo ruan cilësitë e veta gjatë tërë vitit. Ne pjekim raki kryesisht nga kunguj dhe molla. Tek ne rriten pema frutore, kushte për bujqësi tjetër nuk ka. Frutat e pemëve i shfrytëzojmë në shkallë maksimale. Si ishte edhe në të kaluarën, frutat e mira ndahen për shitje, të tjerët hidhen në kazan për të fermentuar. Në qytetin tonë jetojnë mjeshtër të mëdhenj të rakisë. Ka njerëz, të cilët vetëm pas një gllënjke të rakisë, mund të thonë cili është prodhuesi i saj. Që rakia të bëhet më e shijshme dhe e pijshme ajo hollohet me sasi të caktuar të ujë të distiluar, por tek në vend të kësaj sasie hidhet ujë nga një çezme e posaçme në mal. Në krahinën tonë, kur vjen mysafir në shtëpinë tënde, gjëja e parë është të shtrosh sallatë e shoqëruar me një raki. Kur mysafiri largohet, ne gjithmonë i japim si dhuratë copë salloje dhe shishe me raki, që të na kujtojë kur të kthehet në shtëpi.”

СнимкаNë Aprillci nuk ka njerëz të cilët të teprojnë me konsumimin e rakisë. Ajo prodhohet nga njerëz, të cilët dinë ta çmojnë dhe e konsiderojnë si fushë për shfaqjen e mjeshtërisë personale. Rakia e shtëpisë është “krenaria e mjeshtrit”– thonë në këtë qytet dhe zemërohen, kur nuk marrin përgjigje për tatimin që duhet t’i japin shtetit për sasitë e prodhuara. Para 25 vjetësh rregullat ishin më të qarta, shpjegon Donço Paçnikov.

“Dikur në bashki kishte zyrë tatimore, ku duhej të shkosh, të regjistrosh mallin dhe kazanin. Atje paguhej akciza dhe secili pas kësaj mund të të kontrollojë. Sot askush nuk të merr paratë, thonë, se nuk dinë sa duhet të paguhet. Në të njëjtën kohë na kërcënojnë me gjoba për rakinë e prodhuar në kushtet e shtëpisë.”

Në Aprillci kurrë nuk do të heqin dorë prej saj, sepse ajo “ngroh” marrëdhëniet midis njerëzve, i afron dhe është rast për kontakte dhe miqësi të reja. “Traditat ruhen në çdo shtëpi të qytetit. Ajo është bërë simbol i mikpritjes sonë dhe i dëshirës të ruajmë traditat vendase.” – thotë Denica Nikollova, organizatore e festës në qytetin e saj të lindjes.

Снимка“Motoja e festës është të lëmë mënjanë gjërat materiale dhe t’u drejtohemi virtyteve bullgare, shpirtit bullgar. Jo rastësisht në këtë festë shumë mysafirë vijnë të veshur me kostume popullore, që kontribuon për atmosferën më të gëzueshme. Një muaj para festës kishte shumë inertes nga turistë dhe firma turistike, që kishin dëshirë të vinin në Aprillci. Për festën në qytetin tonë erdhi këngëtari popullor Rajko Kirillov. Ndjenje patriotike shkaktojë kënga e dashur për të gjithë “O, vendi im, o, Bullgaria ime”. Mua më bëri përshtypje të fortë çasti, kur pashë një det flamujsh, që valëviteshin nga njerëzit që këndonin këngën. Bile vetë këngëtari më tha, se nuk kishte pritur që në një qytezë të tillë mund të krijohet një atmosferë e tillë emocionale ndër publikun.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"No more hotels" dhe një rritje prej 44% të turistëve gjermanë – taktika e suksesshme e vendpushimit "Allbena"

Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...

botuar më 25-08-29 7.05.PD

Prehje nën yje – glamping-u është forma e re e arratisjes nga qyteti

Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..

botuar më 25-08-28 4.20.MD

E ardhmja e monumentit në majën Buzlluxha – një atraksion turistik që sjell përfitime për rajonin

Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..

botuar më 25-08-24 7.50.PD