Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treshja e filmave Xheki, Xhoni dhe Çarli me dekoratën e Sofjes

БНР Новини
Georgi Penkov (i fundit në të majtë), Georgi Stoev dhe Hristo Iliev (i treti dhe i katërti nga e majta në të djathtë) me ekipin e filmit “Mirëmëngjes, kapiteni”. I dytë nga e djathta në të majtë – Nikolla Boshnakov
Foto: Veneta Pavllova

Në kinemanë “Ljumier” Gjeorgji Stoev (Xheki), Georgi Penkov (Xhoni) dhe Hristo Iliev (Çarli) do të marrin dekoratën e Sofjes për kontributin e vet të plotë ndaj artit të shtatë. Kureshtarja është se, asnjë nga të tre nuk ka mësuar në një universitet kinematografik, por krijojnë dhjetëra filma dokumentar dhe artistik me një gjatësi të ndryshme – nga 5 deri më 90 minuta. Bisedojmë me Nikolla Boshnakovin, regjisor i montimit tek ta. Ai është dhe autor i filmit dokumentar për trion – “Xheki, Xhoni dhe Çarli nuk janë emra të qenve.” Ja se si i prezanton për Radio Bullgarinë:

“Xhoni Penkov është anëtar i Asociacionit botëror të akustikëve me një patentë personale – këto kolona reflektuese të basit, të cilët tani janë kudo. Këtë Xhoni e krijon këtu në Bullgari. Paralelisht në Perëndim bëhen përpunime të tilla, por kjo është patenta e tij personale, ai ka akoma 6-7 patente të veta. Në kinemanë dokumentare bullgare, në filmat më të mirë, në vija të përgjithshme tingëllimi gjithmonë ka qenë i tij. Ai gjithmonë është munduar drejt maksimales dhe e ka arritur. Tani pak nga pak largohet nga veprimtaria aktive, por tek ai gjithmonë ka versione të fundit. Me softuerët e rinj punon në mënyrë të shkëlqyer. Ai tanimë është në moshën 85 vjeçe, por është në një formë shumë të mirë profesionale.”

Çarli është mjeshtër i skenarëve për filma dokumentar. Ai gjen tirazhet, tregon historitë e tyre dhe e le që aty e tutje regjisorin të marrë përsipër sfidën. Por merr dhe një pjesë shumë aktive në fotot. Në bazë të skenarit të Çarlit janë krijuar dhe krijime të animacionit, të cilët kanë fituar dekorata vendase dhe jashtë kufirit. Xheki është regjisor në trion, ai është biolog për nga arsimi, ka mësuar në Drezden dhe në Sofje. Ai ka një dhunti ka një ndjenjë të shkëlqyer drejt komikes. Si dhe të tjerët në grup.

“Xheki është i tillë-me një karakter interesant-shënon Nikolla Boshnakov. Fillon fillimisht me filma të njohur shkencor. Pas kësaj vijnë “Vuajtjet e Spasit dhe të Nelit” (në shirit personazhet kryesore janë qeni dhe macja). Ky është një projekt i përbashkët për të tre. Xheki ka një punë shumë të njohur si regjisor dhe për mua është një kënaqësi të punoj me të dhe me Xhonin dhe Çarlin, sepse ata janë mes klasikëve të fundit të gjallë të kinemasë tonë.”

Kuadër nga filmi“Mirëmëngjesi, kapiteni”Në kinemanë “Ljumier” do të tregohet filmi më i ri i trios “Mirëmëngjesi, kapiteni”. Heroi kryesor i shiritit dokumentar është Genata-frontmen i grupit “Non stop” në shkollën Detare. Formacioni drejtohej në kohë nga Boris Karadimçevi. Në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar grupi është jashtëzakonisht i njohur në regjionin e qytetit Burgas. Por të rinjtë shkojnë ushtarë dhe shpërndahen në nënreparte të ndryshme. Genata është i shpërndarë për 3 vjet e gjysmë në një nëndetëse, pas kësaj bën dhe akoma disa punë të tjera nëpër anije. Pas kësaj pothuajse 20 vjet është shef i portit në Carevo. Dhe kudo është shpirti i kompanisë: gëzim, vallëzime dhe këngë. Jo rastësisht krijuesit e filmit e përcaktojnë si “Muzikali i parë dokumentar”. Por Genata është i drejtuar përpara sfidës së fatit. Mbase karakteri i tij i lumtur do ti ndihmojë?

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD
Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD