Raundi i parë i pazarllëkut me Turqinë në Bruksel për frenimin e krizës me migrantët u mbajt në fillim të javës. Rezultatet u parashtruan nga autoritetet në Sofje si relativisht optimiste. Menjëherë pas takimit Kryeministri Bojko Borisov njoftoi, se “bisedimet e BE me Turqinë janë të rënda, por japin shpresë” dhe ripohoi tezën e vet, se të gjithë kufijtë e jashtëm të BE duhet të mbyllen dhe kalimi të bëhet vetëm përmes pikave zyrtare të kalimit kufitar. “Mendoj, se në këtë moment mund të jemi të qetë, por njëkohësisht duhet të jemi vigjilentë”, shtoi Kryeministri dhe tha, se ka kërkuar nga Brukseli financim për forcimin e ruajtjes së kufirit tonë.
Me po këtë ton foli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov, duke shtuar, se ka marrëveshje me Turqinë dhe Greqinë për sistem të paralajmërimit të hershëm në rast rrezikut të presionit të refugjatëve nëpër kufijtë tanë. Nga ana e saj Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dha sigurime, se “merren të gjitha masat dhe po forcohet gatishmëria në mënyrë organizative dhe me resurse kundër tentativave për hyrjen e organizuar ilegale të migrantëve”.
Si demonstrim i gatishmërisë për ruajtjen e kufijve, gjatë kësaj jave u zhvillua një stërvitje e Policisë Kufitare dhe ushtarakëve. Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev e cilësoi si të suksesshme dhe deklaroi, se koordinimi i veprimeve të përbashkëta midis Forcave të Armatosura dhe MPB është në nivele të lartë dhe në qoftë se do të imponohet do të ndërtohet gardh edhe nëpër kufirin tonë me Greqinë. Të lëmë mënjanë pohimin se koordinimi midis ushtarakëve dhe policëve është në nivel të lartë pas një stërvitjeje vetëm disa orëshe, por të flitet për gardh nëpër kufirin ne Greqinë, e cila është anëtare e BE dhe e hapësirës Shengen, është disi jo serioze.
Këto deklarata dhe  veprime tregojnë, se Sofja shtrëngon radhët, me gjithë sigurimet, se gjithçka e  lidhur me migracionin është nën kontroll dhe se vendimi i marrë  në   Takimin  e nivelit të lartë për  mbylljen e “itinerarit ballkanik” përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e më  tutje, do të  zvarritë synimet e  refugjatëve të lëvizen pa kontroll drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.  Me siguri ka indikacion, se pavarësisht nga  mbyllja e “itinerarit ballkanik” ose pikërisht për këtë, flukset migratore mund  të sulmojnë përsëri kufijtë bullgarë. Lideri i fraksionit liberal ALDE në  Parlamentin Evropian Gi Verhovshtad – i cili e përkufizoi pazarllëkun me  Ankaranë si “dorëzimi  i  çelësave për hyrje në Evropë trashëgimtarit  të Perandorisë Osmane, sulltanit Erdogan” - shprehu  bindjen e vet, se me mbylljen  e “itinerarit ballkanik” po përgatitet  terreni për “revival” të itinerareve drejt ishullit italian Lampeduza, Maltës,  Bullgarisë dhe Shqipërisë.
  Ku do të drejtohen migrantët? Ku do t’i çojnë trafikantët? Me siguri do të  kuptojmë pas raundit të dytë të pazarllëkut BE- Turqi, të caktuar për datat 17  dhe 18 mars. Në raundin e parë Ankaraja shtroi tre kushte: të dyfishohen paratë  nga 3 në 6 mlrd euro, të cilat BE t’i japë asaj që të mbajë nën kontroll migrantët; shtetasit  turq të udhëtojnë pa viza për në BE; të përshpejtohet procedura për aderimin e  Turqisë në BE. Kërkesa në qoftë se nuk pranohen në këtë pamje, Brukseli do të bjerë në  gjunjë. 
Ankaraja pohon, se në kampet në territorin e saj ka mbi dy milionë migrantë nga Siria. Askush nuk mund të kontrollojë numrin e tyre të saktë. Por nëse BE nuk merret vesh me Ankara dhe Turqia fillon t’i transportojë migrantët me autobusë në kufirin me Bullgarinë, siç kishte kërcënuar, vështirë mund të thuhet për sa kohë gardhet, pajisjet, policët dhe ushtarakët do t’i rezistojnë valës.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reForcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
