Çfarë është e përbashkëta midis lëvizjeve të protestës në sheshet Tahrir, Majdan, Gezi dhe Urën e shqiponjave në Sofje? Specifikat e këtyre formave të protestës dhe mënyra, sipas së cilës ato zhvillohen në vende publike është tema qendrore në studimet e sociologes Nilufer Gole, profesore në Shkollën e lartë për shkenca sociale në Paris. Para pak kohe ajo mbajti ligjëratë publike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Për prof. Gole, demonstratat politike nga revolucionet arabe, përmes Majdanit deri në protestat në Bullgari, janë lëvizje që na detyrojnë të rimendojmë ç’do të thotë hapësirë publiken dhe cila janë format e reja të mobilizimit. Hapësirat publike janë parqet, kafenetë ose sheshet , në të cilat të gjithë kemi akses të barabartë. Aty njerëzit mblidhen dhe debatojnë, shkëmbejnë ide dhe shtrojnë pyetje ndaj politikanëve.
“Unë mendoj, se hyjmë në epokë të re, në kohë të re. Kemi nevojë të rimendojmë lidhjen midis sferës publike dhe demokracisë. Sot publiku është global, ne jemi në kohën e shoqërive mirgratore. Tashmë ekziston mospërputhje midis politikave shtetërore dhe komuniteteve multikulturore. Për shkak të vështirësisë së politikanëve të adaptohen, shfaqen lëvizje për mbrojtjen e traditave dhe vlerave kombëtare. Arrihet në paradoks – publiku është bërë global, ndërsa politikat mbeten kombëtare.”
Nga ana tjetër, jetojmë në kohën e teknologjive IT. Protestuesit në Kajro u organizuan nëpërmjet Facebook-ut dhe Twiter-it dhe margjinalizuan mediat shtetërore dhe mediat e kontrolluara private. Policia u bë e pafuqishme para rrjeteve sociale. Këtu nuk bëhet fjalë për një turmë anonime të demonstratave masive. Bota globale tashmë komunikon në kuadrin e skemës “ Sy me sy” (Person-to-Person).
Në Evropë vihet re lindja e lëvizjeve neonacionaliste, të cilët ndryshe nga nacionalizmi klasik, janë simbiozë midis ideve ekstreme të djathta dhe fjalorit të sekularizmit të majtë, siç është rasti me Marine le Pen në Francë. Regjimet totalitare gjithashtu përdorin teknologjitë e reja në tentativë të kontrollojnë sferën publike. Ato vazhdimisht përdorin masa të reja për shtrëngimin e normave “morale” të sjelljes në vendet publike.
Propaganda dhe lufta për këtë cili interpretim i ngjarjeve të imponohet u bë vendimtare. Ky është tip tjetër i propagandës, nuk ka të përbashkët me atë në shtetet komuniste, ku vetëm një burim e krijon dhe e imponon. Partia e Erdoganit së pari u tentua të arrijë pajtim me protestuesit. Pasi nuk e arriti qëllimin, lëshoi versionin për konspiracion ndërkombëtar kundër qeverisë së Turqisë.
Këto lëvizje kanë dhe një specifikë tjetër. Ato u përmbahen nga konfrontimi. Ato nuk përbëhen nga profesionistë të demonstratave politike, shihet nga fotografitë, se nuk dinë se të reagojnë, vishen në mënyrë jo të përshtatshme për protestë, shprehen me mjetet e artit.
Pyetjes për tiparet e përbashkëta me lëvizjen sociale, që filloi në maj të vitit 1968 në Francë dhe sa potencial kanë protestat bashkëkohore për të marrë pjesë në demokracinë përfaqësuese, prof. Gole iu përgjigj:
“Fryma e 68-ës ndihej kudo në Gezi dhe pjesëmarrësit e përmendnin këtë. Krahasimi tregon në ç ‘shkallë lëvizjet e protestës në vitin 1968 dhe sot janë më tepër kulturore se sa politike, ato krijuan kulturë tjetër publike. Dje dhe sot bëhet fjalë për lëvizje kundër kulturës dominuese, se sa për lëvizje politike. Lëvizjet nga viti 1968 gjithashtu nuk u veçuan në politike, por ndryshuan politikat dhe kulturën shoqërore.”
Unë besoj në praninë amorfe më shumë se sa në demokracinë përfaqësuese, tha në përfundim prof. Gole. Gezi është fantomi, i cili është këtu dhe kudo. Ai që mendon se e di rezultatin përfundimtar, gënjehet. Historia vazhdon.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv personal dhe Milladina Monova
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..
Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..