I shtrirë në rrezet e malit Pirin, qyteti Bansko gërsheton në mënyrë të mrekullueshme të kaluarën me të tanishmen. Qendra e bukur me shtëpitë nga koha e Rilindjes, është plotë godina historike dhe muze. Edhe tavernat janë të rregulluara në stilin tipik bullgar. Aty shpesh herë mund të dëgjohet folklori rajonal në interpretim të muzikantëve të mrekullueshëm popullorë. Pikërisht ata interpretues dhe ekzekutues prezantojnë vendin në shumë festivale si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Të mëdha janë sukseset e grupit të parë të burrave, i cili përhapi këndimin në dy zëra, karakteristik për këtë krahinë të Bullgarisë. Solist i këtij grupi ishte Ivan Macurev. Dekadat e fundit u formuan disa grupe të ngjashme. Ndër ta është edhe “Banski Starçeta” ose “Pleqtë nga Bansko”. Ai u themelua nga Atanas Jançoviçin para nja tri dekade. Atij i përket ideja për Grupin Folklorik të të Rinjve nga qyteti Bansko, në krye të të cilit është që nga fillimi.
“Grupi ekziston që prej gjashtë vitesh. Fillimisht e formuam në Qendrën për Punë me Fëmijë në qytet. Atëherë pjesëmarrësit ishin nja 40. Mirëpo, një ditë qendra pushoi së ekzistuari dhe kështu grupi u shpërbë. Edhe unë për një kohë punova jashtë shtetit. Pasi u ktheva prapë u mblodhëm dhe formuam grupin e të rinjve. Si të gjithë të rinjtë edhe pjesëmarrësit në formacionin tonë kanë interesa të llojllojshme, por më shumë se sa të gjithë pëlqejnë folklorin autentik. Gëzohem, se fëmijët e grupit janë inteligjentë dhe synojnë te arritje më të mëdha. Janë shumë të talentuar të rinjtë tanë – disa mësojnë në gjimnazin matematikor, kemi studentë në Universitetin e Sofjes, në Akademinë Sportive, në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave e kështu me radhë...”
Në Grupin Folklorik të të Rinjve nga qyteti Bankso ka edhe disa vajza. “Kjo gjithashtu është pjesë e traditës së pasur vendore. Përpiqem, që të transmetoj këngët ashtu siç e bënte këtë mësuesi im Ivan Macurev” – shpjegon Atanas Jançoviçin dhe vazhdon: “Ai më zbuloi në një nga Tubimet “Pirini Këndon”. Isha në klasën e tretë ose të katërt. Motrat Zdravka dhe Pirinka Hristovi – një duet i njohur edhe më sot, gjithashtu merrte pjesë në ato tubime. Disa vite më vonë Ivan Macurevi na bëri propozim të formojnë një grup të të rinjve pranë Vatrës së Kulturës. Pas kësaj hyra në formacionin e burrave. Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës atij, se ai i përfshiu këngët e krahinës së qytetit Bansko në koncertet e skenës së madhe. Është një proces i vështirë që të prezantohet një këngë autentike në skenë. Ai më këndonte melodinë kryesore dhe pas kësaj unë interpretova këngën ashtu siç e ndjeva. Pikërisht këtë duhet t’u transmetojë fëmijëve të grupit. Për nga profesioni jam gdhendës i drurit. Kur punoj me drurin gjithnjë në mendje dëgjoj këngët e krahinës amtare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në..