Deri më 26 maj publiku mund të shikojë në Galerinë Artistike të Sofjes projektin e kritikut të artit Krasimir Iliev “Format e rezistencës (1944-1985)”. Ekspozita ndjek mënyrën, në bazë të së cilës piktorët reagojnë sa i përket drejtimit pro sovjetik, të vendosur në Bullgari gjatë vitit 1944, më në veçanti pasi pushteti mundohet t’i nënshtrojë në bazë të mekanizmave të veta.
Në provën e vet të imponojnë vijën e realizmit, i cili buron nga Bashkimi Evropian, atëherë krijuesit e dikurshëm kulturor i akuzojnë krijuesit të cilët veprojnë gjatë asaj kohe në formalizëm. Mjaft të rënda dalin se janë 12 vjetët e para nga drejtimi i ri, kur sistemi mundohet t’i urdhërojë artistët se çfarë të pikturoi dhe se si. Ata dalin se janë të deformuar, pavarësisht nëse janë të braktisur ose të afruar nga propaganda. Në sallat e galerisë së qytetit të Sofjes ne jepet mundësi të lexojmë dosjet dhe protokollet, të cilat sipas zotit Iliev, na ndihmojnë të kuptojmë më mirë këtë periudhë nga historia e artit bullgar të pikturimit. Mësojmë për reprezaljet, ndalimet dhe vështirësitë, me të cilat kanë shpuar rrugë krijimet të cilat pasqyrojnë realitetin e atëhershëm.
Ekspozita fillon me Aleksandër Zhendovin, i cili i pari ndeshet me realitetin e ri. Nëpër muret e galerisë vizituesit ndjekin krijimet e rreth 40 autorëve, të cilët janë munduar të shprehin rezistencën e vet të brendshme dhe vuajtjen e vet nga fakti se, ju nevojitet të tërhiqen nga jeta kulturore e vendit dhe të ndahen me publikun.
“Për shembull i shqyer nga kritikët. Kirill Petrov ikën dhe veçohet në fshatin e tij të lindjes, por në këtë periudhë të rëndë arrin deri në një rritje të madhe krijuese”, thotë Krasimir Iliev.
Vasill Bakarov, Ilija Beshkov, bile dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri në një farë momenti janë të shastisur dhe ndalojnë të pikturojnë. Boris Denevit i është ndaluar të krijojë dhe ai po kështu largohet në provincë, ku pikturon mbi copëra të vogla prej kartoni. Petër Bajçev i cili ka qenë i burgosur në Belene vazhdon të kundërvihet përmes gjuhës së tij të mprehtë dhe plastike. Hristo Javashev dhe Ljubomir Dallçev ikin jashtë kufirit. Vetëm Genko Genov i lejon vetes publikisht të flasë kundër pushtetit. Gjatë viteve 60, 70 dhe 80 vihet re një “kthjellim” i situatës, gjë e cila u lejon Zllatju Bojaxhievit, Galin Mallakçievit dhe Aleksandër Djakovit të mund të “legalizojnë rebelimin e vet”. Gjatë periudhës 89-90 dalin krijimet e Rajko Aleksievit dhe të Aleksandër Dobrinovit.
Ekspozita përfundon me piktorin-amator Ivan Petkov dhe më saktë me pikturën e tij surrealiste “Lobotomia”, që në mënyrë metaforike shikon përvojën e ideologjisë të marrë nga njeriu të drejtën dhe mundësinë të mendojë në mënyrë kritike. Në një botë, në të cilën dhe ngjyrimi më i vogël është akuzuar në impresionizëm, piktorët, krijimet e të cilëve jemi të ftuar t’i shikojmë në ekspozitën “Format e kundërvënies”, mundohet të ruajnë origjinalitetin e vet. Sot përmes ekspozitës vizituesit mundin të afrohen përmes krijimeve dhe dokumenteve deri tek e vërteta për atë kohë. Dhe siç thotë Krasimir Iliev: “Ata shpesh vijnë më shumë se njëherë, shikojnë dhe i përjetojnë pikturat.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..