Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri bullgar në Stamboll bëhet muze

БНР Новини
Godina para restaurimit
Foto: arkiv

Një nga godinat emblematike të Rilindjes Kombëtare Bullgare – Manastiri në Stamboll, do të bëhet muze. Ai ngre shtat në Bririn e Artë përball kishës së famshme bullgare “Shën Stefan” – tempulli i vetëm prej hekuri në botën e ortodoksisë lindore. Kisha dhe manastiri u ndërtuan në mesin e shekullit XIX, kur në Stamboll kishte një diasporë e madhe bullgarësh.

Siç thekson profesori Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik, përveçse ishte kryeqytet i Perandorisë Osmane, Stambolli ishte edhe një qendër e madhe konsumatorësh. Aty gjenin treg të gjitha pasuritë e prodhuara në trojet bullgare. Krahas kësaj me kalimin e kohës qyteti pranë Bosforit u formua edhe si një qendër industriale. Megjithë edhe në mënyrë primitive në të endej shajaku, qepeshin rroba për ushtrinë të Perandorisë Osmane.

“Konsiderohet, se diaspora bullgare në një moment numëronte 60 mijë veta. Shumë prej tyre ishin njerëz të pasur, pronarë të firmave, të cilët punuan për kënaqjen e nevojave të shtetit. Pikërisht ata njerëz pas Luftës së Krimesë nisën të ashtuquajturën lëvizje për çlirim kishtar. Ata deshën që kisha bullgare të bëhet e pavarur, që bullgarët të kenë ekzarki dhe patrik të vet, dhe kisha të veçohet nga Patrikana Igumenike, në të cilën ishte e detyruar të hyjë pas vitit 1393, kur qyteti Tërnovo u rrëzua nën pushtetin turk. Bashkatdhetarët tanë deshën që me caktimin e kufijve kishtare të kufizojnë trojet etnike. Dhe një ditë, kur do të krijohej situata e përshtatshme politike të shndërrojnë ato kufi kishtare në kufi politike të Bullgarisë.”

Manastiri kishte një qendër tërheqëse, në të cilën mblidheshin bullgarë me profesione të ndryshme. Ai ishte strehim, seminari, vend për takime të diasporës bullgare. Në të përgatiteshin më se 20 gazeta dhe revista. Pikërisht këtu u krijua edhe shkolla e parë bullgare në kryeqytetin e Perandorisë Osmane.

“Vite me radhë për këtë godinë nuk interesohej asnjeri – shpjegon profesori Dimitrov. – Mirëpo, me mjete të qeverisë bullgare të cilët i ndamë kur isha ministër, arritëm të rivendosim të tillë siç ishte. Tani detyra është, që të shndërrojmë në muze. Kjo është etapa e fundit. Dhe është një kënaqësi për mua të kurorëzoj këtë punë me sukses si pasardhës i të shpërngulurve trakë. Rrënjët e farefisit të mi janë në një fshat të vogël në afërsi të Stambollit. Kështu që e bëj këtë punë me kënaqësi të madhe, sepse plotësoj një detyrë të mi amtare. Disponojmë mjaftë dokumente, fotografi, kryqe, sende kishtare, të cilët do të gjejnë vend në këtë muze. Mendoj, se për Ditën e Arsimit dhe të Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav – 24 majit, do të arrijmë të hapin këtë muze në Bririn e Artë të Bosforit.”

Në muze do të rregullohet dhe një ekspozitë i kushtuar diasporës bullgare në Stamboll dhe një ekspozitë e cila do të prezantojë historinë e Ekzarkisë Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD