Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia bullgare – një vështrim në pikturat murale

БНР Новини
Afresk nga Kisha “Shën Nikolla” në qytetin e Elenës.

Në klubin “Peroto” (“Pena”) të Pallatit Kombëtar të Kulturës u promovua vëllimi i dytë i një libri të mrekullueshëm – “Misteri i pikturave murale në Bullgari”.

Ai e ka titullin “Historia e shenjtë dhe historia”. Libri u botua nga shtëpia botuese “Inle”. Ajo botoi edhe vëllimin e parë – “Ta prekësh Perëndinë”. Autorët e librit janë Dr. Veselina Vaçkova, specialiste e historisë dhe kulturës antike dhe të Mesjetës, pedagoge në Akademinë e Arteve Figurative dhe në Gjimnazin për Gjuhë dhe Kultura të lashta, dhe botuesja Marijana Shabarkova-Petrova. Vepër e zonja Shabarkovës janë libri “Më shumë se 100 manastire të njohura në Bullgari”, përkthime të monografive historike nga frëngjishtja në bullgarisht dhe nga bullgarishtja në frëngjisht.

Ideja për krijimin e librit lindi pas shumë studimeve në vazhdim të shumë viteve, të realizuara veçmas nga të dyja autoret në vendin tonë dhe në shumë shtete të tjera. Ja se çfarë tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë Veselina Vaçkova:

“Vëllimi i dytë ka qëllim paraqitjen e “dialekteve” të pikturave në kisha. Për se bëhet fjalë? Në fillim pikturat e pohojnë parimin “Pikturat janë bibël për shpirtin, sidomos për analfabetët”. Këtë nuk e ka thënë vetëm papa Gregori i Madh. Dhe meqenëse këto piktura kanë qenë bibël për ta, në fillim janë pikturuar skena më të ndryshme – nga Dhiata e vjetër, Dhiata e re, mund të shihen skena më të ndryshme deri në shekullin e XII. Pas shekullit të XII ka një dallim të madh mes Lindjes dhe Perëndimit për shkakun e thjeshtë se Lindja, sidomos pas ikonoklastisë, refuzon kategorikisht pikturimin e subjekteve të Dhiatës së vjetër.” (Ikonoklastia është lëvizje me përmbajtje fetare-politike në krishterim gjatë shekujve VIII-IX, e cila i kundërvihet adhurimit të ikonave dhe relikteve, si dhe komercializimit të tyre).

U është kushtuar një vëmendje të madhe dy temave – vë në dukje Veselina Vaçkova. Njëra është se si interpretohet historia e bashkësive të krishtera në pikturat kishtare. Për shembull si janë paraqitur këshillat kishtarë:

“Këshillat ekumenikë janë ndoshta ngjarja më e madhe që deri në vitin 843 (atëherë kundërshtarët e ikonave janë shkishëruar). Deri atëherë ka pasur vetëm një simbol fetar, i cili ka qenë i zakonshëm dhe në asnjë mënyrë nuk u përgjigjet të gjitha pyetjeve të besimtarëve. Momenti tjetër është se çfarë është qëndrimi ndaj ktitorëve dhe udhëheqësve. Dallimi i madh midis Lindjes dhe Perëndimit është se këtu, te ne, historia laike nuk merr pjesë në kontekstin e asaj fetare. Gjithmonë ka distancë. Kurrë në një skenë, për shembull në atë të Lindjes së Jisu Krishtit, nuk do të ketë ktitorë. Ktitori mund të pikturohet veçmas. Pse? Sepse nuk do të arrihet te hyjnizimi i pushtetit. Pushteti gjithmonë do të mbetet anas. Dhe në këtë kontekst një prej linjave të vëllimit është teologjia në piktura, teologji kjo që pa dyshim ka të bëjë me Bogumilizmin. Për se bëhet fjalë? Bëhet fjalë për një teologji të Bogumilizmit, e cila është adaptuar ndaj kishës zyrtare.”

Vëllimi i parë i librit “Misteri i pikturave murale në Bullgari” u botua para dy vitesh. Ai i është kushtuar Dhiatës së re, trajtohen të gjitha subjektet dhe mënyra në të cilën ato rikrijohen në ikonografinë bullgare. Në pjesën e dytë, e cila u botua para pak kohe, trajtohen subjektet e Dhiatës së vjetër. Përveç kësaj kjo pjesë është me titull “Historia e shenjtë dhe historia”.

“Domethënë kemi një histori të shenjtë të biblës dhe, përveç kësaj, arrijmë deri te historia jonë bullgare në mënyrën në të cilën ajo është rikrijuar në ikonografi, në pikturat murale – shënon Marijana Shabarkova-Petrova. – Desha të them se çfarë është gjëja unikale në këtë libër. Së pari ai ka dy autore: Veselina Vaçkova, e cila është një medieviste shumë e njohur. Për mua ishte një nder i madh për të punuar së bashku, kishte një kënaqësi e vërtetë. Përveç kësaj libri është unikal edhe për faktin se bazohet te një arkiv shumë i madh, të cilin unë e kam grumbulluar në vazhdim të 20 viteve duke vizituar kishat dhe manastiret e Bullgarisë. Në këtë vëllim ka shumë fotografi, shumë informacion, të grumbulluara nga unë. Gjëja tjetër unikale në libër është mënyra e paraqitjes së të dhënave. Pikturat murale krahasohen me ato të huaja. Përpiqemi të nënvizojmë se pikturat murale bullgare disponojnë më shumë mesazhe dhe janë më interesante në shumë aspekte nga ato perëndimore. Përveç kësaj ne theksojmë faktin se në pothuaj të gjitha subjektet e afreskeve tona ka ndonjë kontribut antik. Zografët bullgare që në të kaluarën kanë lënë një gjurmë të thellë dhe ky është një tipar unikal i ikonografisë bullgare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD
Patriarku i ri Daniill

Patriarku i ri theksoi se thirrja e kishës është të bashkojë të përçarët

Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..

rinovuar më 24-07-01 5.41.MD
Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD