Çdo pranverë, me ringjalljen e natyrës për jetë të re, bota e krishtere shënon festën е festave – Ngjalljen e Krishtit. Dhe nuk është e rastit, që për bullgarët Paska ngjall mendime për jetë të përjetshme dhe shpëtim të shpirtit. Prandaj edhe atmosfera është tepër festive të një kremteje të madhërishme.
Mendimi për Festën e Ndritshme bashkon dhe ndryshon, dallimet dhe armiqësitë mbrapsin para forcës së dashurisë dhe përulësisë. Që nga Dita e Dafinave deri te Pashka kishat në mbarë vendin janë plotë e përplot njerëz – të rinj dhe të moshuar, besimtarë dhe njerëz jo aq i pasionuar pas fesë. Shërbesat kishtare ato ditë bashkojnë dhe përgatitin njerëzit për ngjarjen e madhe. Dhe megjithëqë ato i ngjajnë njëra tjetrës, ato liturgji kanë specifikën e vet në kishat e ndryshme. Në secilën prej tyre njeriu ka mundësi të dëgjojë stilet e ndryshme të këndimit karakteristik për fenë ortodokse. Në tempullin monument “Shën Aleksandër Nevski” kori i përzier me këndimin engjëllor pushton të pranishmit, sidomos të huajit të cilët vijnë në vend pikërisht për Pashkët. Në kishën e kryeqytetit “Shën Shpërfytyrimi i Zotit” dhe në manastiret e burrave mund të dëgjohet stili karakteristik lindor ose bizantin i këndimit të të burrave. Ndryshe nga liturgjitë katolike, këtu nuk shfrytëzohen vegla muzikore. Zërat njerëzorë bashkohen në një lutje unike, që të sugjerojnë idenë për unitetin hyjnor. Pikërisht këtu fshihet ndikimi i pabesueshëm i muzikës ortodokse, e cila e ngrit lutjen drejt qiellit nëpërmjet forcës së zërit. “Në Bullgari kemi një traditë muzikore të ruajtur tepër mirë. Ajo ka të bëjë me këndimin koral”, shpjegon ciceroni Georgi Todorov, i cili prej vitesh shoqëron grupet që vijnë për pelegrinazh në Bullgari.
“Aktualisht në kishat bullgare liturgjitë kryhen sipas stileve të përziera – bullgare, ruse, bizantine – shpjegon ai dhe vazhdon. – Secili prej tyre ka bukurinë e vet, por në shumicën e rasteve njerëzit asistojnë si vëzhgues të një shfaqjeje, ose më saktë të një lutjeje të madh dhe të sinqertë i drejtuar Zotit. Dhe megjithëqë ata janë pjesëtarë të kësaj lutjeje të përbashkët, që të ndjehet forca e festës është e domosdoshme, që në ndonjë moment të dihet çfarë bën prifti, çfarë është simbolika dhe se si ne, të pranishmit,përshtatemi. Në të njëjtën kohë kemi mundësi t’u kënaqemi estetikës, këndimit të bukur dhe riteve të madhërishme. Kur të huajit vijnë dhe frekuentojnë kishat është me rëndësi që ata të formojnë një përfytyrim të plotë për kulturën bullgare. Trashëgimia shpirtërore bullgare nuk është me më pak rëndësi se sa ajo perëndimore. Kur Ditën e Pashkës njeriu asiston në liturgjinë festive, ai duet të ketë të qartë përmbajtjen e shërbesës fetare, e cila ruan të vërtetën për Krishtin në mënyrë tepër të bukur. Është mirë në se zbulohet përmbajtja e thellë e liturgjisë.”
Dhe këtu vjen roli i ciceronit, i cili duhet të di jo vetëm historinë, por edhe traditat e krishtere karakteristike për vendet e ndryshme të botës. Vetëm kështu ai do të jetë në gjendje t’u sjell të huajve informacionin më të hollësishëm dhe më të saktë.
“Pasuria më e madhe e Bullgarisë është feja ortodokse. Jemi trashëgimtarë të një feje, të cilën e përhapëm ndër popujt e tjerë sllavë. Deri tashti arritëm të mbrojmë burimet e Krishterimit. Kjo nuk ka as vlerë, as përmasa. Dhe kur të huajit vijnë dhe frekuentojnë kishat tona ne duhet t’u shpjegojmë atyre se jemi ndër pak vendet, të cilët arritën të mbrojnë dhe të ruajnë fenë e krishtere me gjithë pasurinë e saj – ikonat, këndimin, ndërtimin e kishave, tekstet e lashta të gjuhës kishtare sllave. Ka shembuj të cilët nuk e kanë shokun në përmasë botërore ndër personalitetet, të cilët sakrifikuan jetën për trashëgiminë ortodokse bullgare. Ndër ta dallohet – Shenj Princi Boris – pagëzori i bullgarëve dhe i Bullgarisë, Shën Ivan Rillski – mbrojtësi qiellor i vendit, Shën Joan Kukuzell – Angelloglasnija – kompozitor i muzikës kishtare, Shën Pimen Zografski – mjeshtër në pikturimin e ikonave. Në çdo fushë të kulturës sonë të krishtere dallohen emra të afirmuar dhe të njohur dhe ata duhet të bëhen emblema e Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve..