Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festat e Shën Gjergjit në lagjen Kremikovci

БНР Новини

Kremikovci është një lagje e kryeqytetit, e cila ndodhet në pjesën e tij veriore, në rrëzat e malit Stara Planina. Përveç me kombinatin e stërmadh metalurgjik nga e kaluara e afërt ajo është njohur me monastirin e saj, të ndërtuar në Mesjetë. Rrethinat e tij janë piktoreske dhe atje fillojnë shumë itinerare turistike , të përshtatshme për këmbësorë dhe çiklistë. Prej oborrit të monastirit hapet një pamje të mrekullueshme drejt Fushës së Sofjes me malin blu Vitosha. Të dhëna të sigurta të shkruara për Monastirin e fshatit Kremikovci kemi nga shekulli i XV, kur është ndërtuar kisha e vjetër në oborrin e tij me mbishkrimet autentike murale. Mirëpo historia e tij fillon akoma disa shekuj më parë. Gjatë kohës së pushtetit osman atje ka qenë qendra kulturore e arsimore e rajonit, ku janë bërë shumë kopje të dorëshkrimeve liturgjike. Një nga punimet shembullore është Ungjilli i Kremikovcit nga viti 1497.

Dhe nuk është e rastit kjo se pikërisht para 110 vjetësh në Kremikovci një mësues i zgjuar me emër Pavell Llogatorski ka vënë themelet e vatrës së parë të kulturës në rajon. Në fillim ai mblidhte dhe këmbente libra. Veprimtarinë e mirë e vazhduan shumë pasues të tij. Kështu pak nga pak u zhvillua komuniteti kulturor i fshatit.

Kisha e re dhe e vjetër në Manastirin e Kremikovcit“Ndërtesa jonë është më të re dhe shumë e madhe – është ndërtuar në vitin 1972 – tregoi Veselina Gjosheva nga Vatra e Kulturës “Svetlina – 1906” (Drita). Aktualisht punojmë fortë. Kemi grupe për kërcime popullore – për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, për kërcime moderne, ansamble këndimi etj. Për fëmijët punojnë shumë shkolla – për arte, gjuha, valle dhe sport. Sivjet shënojmë disa përvjetorë – 110 vjet nga krijimi i vatrës sonë të kulturës, 160 vjet veprimtari të vatrave të kulturës në Bullgari, 10 vjet nga themelimi i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Gergjovsko veselie” (Gëzimi i Ditës së Shën Gjergjit). Të gjitha këto do t’i festojmë më 9 maj me një koncert të madh të të gjitha grupeve dhe ansambleve tona.”

СнимкаNjë nga aktivitetet me përmasa më të mëdha të vatrës së kulturës në Kremikovci është Festivali Folklorik “Gergjovsko Veselie”. Ai zhvillohet çdo vit në disa skena – në sheshin pranë ndërtesës së vatrës së kulturës dhe në livadhet rreth monastirit, mbrojtësi i të cilit është pikërisht Shën Gjergji. Programi festiv është i pasur, pjesëmarrësit vizitojnë edhe qytete të tjera, ku gjithashtu japin koncerte. Sivjet ata do të jenë në qytetin Koprivshtica (Bullgari Perëndimore), i cili është emblematik për arkitekturën e Rilindjes Bullgare.

Një grup folklorik nga Greqia në edicionet e kaluara të festivalit.“Gjatë viteve shumë grupe kanë marrë pjesë në festivalin tonë – edhe bullgare edhe të huaja – vazhdoi Veselina Gjosheva. – Dëshirojmë që gjithmonë të ketë pjesëmarrës ballkanikë. Edhe sivjet kemi ftuar ansamble nga Rumania, Shqipëria, Serbia. Të gjitha kërcimtarët janë me përgatitje të shkëlqyeshme dhe krenohemi me këtë se festivali tashmë u bë një qendër e folklorit cilësor, të interpretuar nga amatorë.”

Tradita tashmë detyron – më 5, 6 dhe 7 maj livadhet pranë monastirit “Shën Gjergji Trofeprurësi” do të jenë plot me njerëz në kostume të shumëngjyrëshe tradicionale dhe do të dëgjohet muzikë popullore. “Gergjovsko veselie” do të ngarkojë me emocione të fuqishme pozitive  pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit.

Fotografi: Vatra e Kulturës “Svetlina” dhe wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD