Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hillda Kazasjan po përgatitet për turne

Foto: arkiv personal

Pranvera është stinë frymëzuese për shumicën e krijuesve. Nën ndikimin e bukurisë dhe ringjalljes së jetës dhe natyrës, ata krijojnë projekte të reja, mbajnë koncerte, planifikojnë turne. Xhaz këngëtarja Hillda Kazasjan është njeri prej këtyre artistëve bullgarë. Gjatë majit ajo do të bëjë turneun e saj të dytë kombëtar.

“Ideja për këtë turne lindi qysh para dy vjetëve, kur mbaroi turneu i parë – tregon Hillda. Festa në të cilën u kthyen këto koncerte ishte aq e madhe dhe e sinqertë dhe unë konstatova sa shumë më kanë munguar. Kështu mblodha energji dhe forca dhe jam gati për kontaktin dhe emocionet e reja me publikun. Disa prej qyteteve, ku planifikojmë të interpretojmë, i kemi vizituar. Por do të ketë edhe vende të reja, ku secili që dëshiron mund të vijë dhe të dëgjojë muzikën tonë. Do të fillojmë me koncertin në Stara Zagora më 11 maj, pas kësaj do të vazhdojmë në Pazarxhik, Plovdiv, Ruse, Varna. Turneun do ta përfundojmë me një koncert të madh më 1 qershor në sallën “Bëllgaria” në Sofje.”

Ja se çfarë na tregoi këngëtarja për përmbajtjen e programit: “Në program kemi përfshirë pjesa të reja, me të cilave është kompozimi im i parë i autorit me titullin “Në qoftë se je këtu”. Për herë të parë kam shkruar muzikë dhe tekst, aranzhimi është i Hristo Jocovit, perkusione, dhe i Zhivko Petrovit, piano. Mendoj se doli një këngë shumë e bukur. Jam e lumtur, se  muzikantët me të cilët punoj e miratuan gjithashtu. Përveç Zhivkos dhe Hristos, në grup janë Dimitër Karamfillovi – kontrabas, dhe Mihaill Josifovi – trumpet. Në koncertet do të ekzekutojmë dhe këngë të tjera të autorit, si dhe standarde të reja të xhazit, por në aranzhime të reja. Do të interpretojmë pjesët më efekte  të turneut tonë të parë, por edhe shumë pjesë të reja.”

Pas turneut gjatë stinës së verës Hillda bashkë me kolegët e saj do të ketë shumë pjesëmarrje. “Kam në plan të bëj një turne verore në xhaz klubet e mëdha në bregdetin bullgar. Pas kësaj do të merrem me përgatitjen e një aktiviteti të madh, lidhur me përgjegjësinë time më të madhe në jetë deri tani – të koncertit në kujtim të babait tim Villi Kazasjan. Ai do të jetë në ditëlindjen e tij – me 8 dhjetor. I jam mirënjohur Mirosllav Borshoshit – Drejtorit të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për ftesën për organizimin e koncertit në sallën numër 1 të Pallatit të Kulturës. Mendoj, se do të kthehet në një spektakël të vërtetë të cilin e meriton babai im.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD
Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD

“Të gjitha gënjeshtrat” titullohet kënga e re e interpretuesit të ri Samuell Manueljan

Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..

botuar më 24-09-09 8.10.PD