Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor “Kukeri i artë”filloi me një parakalim karnavali nëpër rrugën “Rakovski” të Sofjes. “E quajtëm “Aristokratët e animacionit dhe arteve” dhe dëshirojmë të ftojmë të gjithë studentët e Akademisë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik dhe tërë Sofjen në aktivitetet që kemi organizuar” – thotë Nadezhda Sllavova, Drejtore e “Kukerit të artë”. Festivali sivjet zhvillohet nga 11 deri më 15 maj.
“Kemi një program shumë të fortë. Sivjet morëm 937 filma, prej të cilëve 15 janë me metrazh të gjatë. Prej tyre 205 janë përfshirë në programin e konkursit dhe 115 në programin informativ. Do të zhvillojmë shumë klasa mjeshtërore, punishte të animacionit, që do të ndihmojnë studentët e animacionit, nxënësit në shkollat e artëve. Sivjet filmit i Dimitër Dimtrovit “20 shkelmat“ është seleksionuar për ditën e filmit vizatimor në Kanë, që është një sukses i jashtëzakonshëm për animacionin bullgar. Gjatë vitit 1985 Bullgaria fitoi “Palmën e artë” në Kanë me filmin “Martesa” të Rumen Petkovit dhe Sllav Bakallovit, pas kësaj dhe Bojko Kënevi na solli disa çmime ndërkombëtare me filmin e tij “Bota e shtypur”, kështu që ky është suksesi i tretë i tillë në Kanë i një bullgari që merret me filma vizatimorë.”
Njeri prej klasave mjeshtërore do të drejtohet nga Dimitër Dimitrovi. Ai do të prezantojë mënyra për bërjen e filmave vizatimorë me aplikacione mobile dhe telefon.
“Punohet me smartfon ose me tablet. Kjo është e ardhmja e madhe e animacionit dhe të gjithë që kanë njohuri kompjuterike mund të bëhen artistë me një aplikacion të posaçëm – nënvizon Nadezhda Sllavova. –Ndër prezantimet tona të tjera interesante në programin e festivalit janë – Rumen Petkov do të organizojë klasë mjeshtërore të animacionit jashtë bordit. Nansi Dinej – Felps, njëra prej kineastëve më të njohur në botë dhe kineastja jonë Andronika Martonova do të zhvillojnë debate për kritikën kreative në kinematografi. Do të prezantojmë dhe GIFest. Ky është një festival shumë interesant dhe unik, i cili zhvillohet në Subotica të Serbisë. Më 15 maj dua të ftojë fëmijët e tërë Sofjes të vijnë në Shtëpinë e Kulturës “Iskër”. Dy javë para Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës ne do të organizojmë Ditën tonë të fëmijëve, gjatë së cilës do të ketë shfaqje filmash dhe punishte për filma vizatimorë për më të vegjlit.”
Është me rëndësi të shënojmë, se arti vizatimor në të vërtet shënon një vrull gjatë viteve të fundit në Bullgari. Para 7 vjetësh ishte krijuar Asociacioni bullgar i piktorëve të pavarur të filmave vizatimor, ku bëjnë pjesë 160 piktorë bullgar, që jetojnë në Bullgari dhe jashtë shtetit. Në talentin e tyre mund të binden të gjithë duke vizituar shfaqjet e përfshira në programin “Kukeri i artë” dhe duke parë ekspozitat e rregulluara në Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik dhe në Shtëpinë e kulturës “Iskër”.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaRumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur...
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...