Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mësues i pensionuar krijon pajtone të bukura, i frymëzuar nga mjeshtri Mito Orozov

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kali garon me pajton të bardhë, kurse brenda në të gjendet një princeshë përrallore! Fantazitë nga fëmijëria gjallërohen dhe i frymëzojnë mjeshtrit.

Ja ule pak kësulën, o shok, përkulu në shenjë nderi zotit Orozova dhe uro që në Bullgari të lindin më shumë punonjës të tillë!”, ka bërtitur në kohën e kaluar Aleko Konstantinov duke treguar një admirim nga pajtonet elegant të mjeshtrit autodidakt nga Vraca. Një shekull më vonë një mësues i cili ka dalë në pension do të marrë përsipër të ringjallë këtë zanat kaq tipik për Bullgarinë Veriperëndimore. Por, jo duke kopjuar modelet e vjetra, por duke ndjekur ëndrrën e vet të krijojë një mjet modern transporti. Kështu, i frymëzuar nga mjeshtëritë e përsosura të mjeshtrit të parë, Krum Petleshki nga fshati i rrethit të Vracës – Rogozen përpunon një përzierje origjinale prej pajtoni dhe automobili.

“Nën një çati të pjerrët gjeta një pajton të djegur, e restaurova dhe u formua diçka shumë interesante – tregon mjeshtri për fillimin e zanatit të tij. – Pas kësaj ëndërroja të përpunoj modelin tim – të bardhë me disa gjëra shtesë si frena, ndriçim, goma origjinale, spica metalike, dy kapakë, të cilët në kohën e keqe e transformojnë pajtonin në karrocë. Dhe shumë njerëz vijnë e shikojnë dhe gëzohen se e kam realizuar ëndrrën time.”

Ëndrrën e tij e ka ndjekur edhe 24 vjeçari Mito Orozov, i cili gjatë vitit 1883 ka hapur punishte për renovim të makinave. Kurse kjo ka qenë vetëm një hap drejt krijimit të një fabrike personale për prodhimin e karrocave dhe të pajtoneve. Por derisa fabrikanti ka pasur në dispozicion punonjës me dru, teneqexhinj, bojaxhinj dhe një mall evropian të klasës së parë, mjeshtri modern sot mbështetet kryesisht mbi dy duart e veta dhe në fund të fundit kërkon ndihmë nga punonjës dhe shok nga krahina e Vracës.

“Unë merrem me punime prej kohe – jam mësues i drugdhendjes. Përpara viteve pata prerë nga gazeta një artikull, në të cilin tregohej për një mjeshtër të pajtoneve nga Bullgaria Verilindore – tregon Krum Petleshki. – I pash modelet e tij, por nuk më pëlqen pamja e tyre e jashtme, dizajni, zbukurimi. Atëherë vendosa të tregoj se mund të bëjë diçka më të mirë.”

СнимкаKur mbyll sytë, pajtoni i bardhë niset nëpër rrugët e shtruara të ndonjë qyteti, por jo pas pak e takon nëpër ndonjë rrugë dredhore mes pyjeve të larta dhe lumit i cili gumëzhin. Kurse në sedijen e kuqe janë ulur një zonjë tepër elegante dhe një kavalier dhe ai me shumë mjeshtëri tërheq kapistrën e kalit larosh. Sa të bukur e të përsosur kanë qenë pajtonet e mjeshtrit pas çlirimit! Ai ka fituar medalje të artë në ekspozitën në Londër dhe është i bërë i njohur në të gjithë botën, kurse magnati i madh i automobilave Henri Ford i ka propozuar të punojë karroceritë e automobilave të tij! Por bullgari ishte kategorik: Nuk jam i çmendur të punoj karroceritë me një pagese kaq të pakët!

Që të mund të afrohet deri tek përsosmëria e mjeshtrit me një famë botërore, Krum Petleshki disa herë shkon në Muzeun e Pajtoneve në qytetin Vraca, që të studiojë nga afër çdo një detaj e koracave të lashta. Kurse kur e punon pajtonin e tij, e zbukuron me trëndafila. Tani kohë pas kohe e nxjerr për shëtitje në fshat – shokët e tij i japin kalë dhe që të gjithë gëzohen, të rinjtë bëjnë foto, kurse një plak njëherë e ka falënderuar Zotin se, ka arritur më në fund të shikojë “karrocë”. Mësuesi i cili ka dalë në pension pohon se, ai është një novator i vërtetë dhe prandaj tanimë po i ndjek ëndrrat e tij.

“Unë nuk mund të rri në një vend dhe tani po bëj një top prej qershie. Djali im, i cili jeton në Austri, më luti, por dhe përpara ca kohe kishte përvjetor nga Kryengritja e Prillit. Në të ardhme mbase do të punoj një pajton me 12 vende për transport më të madh, në qoftë se më lejojnë koha dhe shëndeti.”

Çdo javë mjeshtri nga Rogozen shkon në qytetin e afërt Orjahovo, ku në orkestrën frymore interpreton muzikën e pavdekshme të Diko Ilievit – “kompozitori popullor, i cili ka krijuar për njerëzit nga Veriperëndimi”. Kështu duke marrë frymëzim nga kolosët në krahinën e vet të lindjes, ai i vazhdon ëndrrat e veta, dhe vazhdon t’i krijojë. Në bazë të shembullit të Mito Orozovit, i cili mjerisht në një natë ka humbur si fabrikën ashtu edhe jetën e vet në zjarrin e madh e të tmerrshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD