Për vit të radhës Sofja është mikpritëse e Festivalit prestigjioz “Java muzikore të Sofjes”. Sivjet në të do të shënohen shumë përvjetorë të kompozitorëve me famë botërore. Në programin shoqërues do të prezantohen libra, lexime të kritikëve të rinj muzikorë, kompakt disqe të reja, seminare, konferenca ndërkombëtare dhe një koncert bamirës për mbledhjen e metëve për përfshirjen e fëmijëve me autizëm në mësimet e muzikës. Festivali u hap më 23 maj – në prag të Ditës së arsimit dhe kulturës bullgare dhe të shkrimit sllav, me koncertin “Kryevepra të krijimtarisë muzikore sllave”. Finali i maratonës muzikore është në fund të qershorit, kur do të prezantohen violinistja e re Lija Petrova, e cila ka fituar para pak kohe çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar në emrin e kompozitorit danez Karl Nilsen dhe Orkestra simfonike rinore nga Ekaterinburg me dirigjent maestro Enhe.
Drejtori i Filarmonisë së Sofjes Viktor Stojanov ka qëndrim të vet për festivalin:
“Ky aktivitet ka rrënjët e veta. Të gjithë adhuruesit e tij tashmë e njohin, i kanë besim, sivjet ka diçka të ndryshme – vendosëm t’i japim sinjal tërë shoqërisë muzikore dhe kulturore, se bashkë mund të bëjmë më shumë. Prandaj Filarmonia e Sofjes, “Javët muzikore të Sofjes”, bashkia e Sofjes vendosën të bashkojnë përpjekjet e tyre që adhuruesit e muzikës klasike të mos ndihen të ndarë në zgjedhjen midis shfaqjeve të ndryshme.”
Për larminë e gjinive muzikore të festivalit dr. Momçill Georgiev – koordinatori programor i “Javëve muzikore të Sofjes” na tregoi: “Sivjet kemi përfshirë 27 koncerte dhe 12 aktivitete shoqëruese. Programi është një urë midis interpretuesve bullgarë dhe të huaj dhe sivjet kemi gërshetuar interpretimet e Lija Petrovës (violinë) me Orkestrën e Uralit, të Angell Stankovit (violinë) me Vasilij Llobanovit (piano), Aleksandër Somovit (violonçel) me Aleksandër Zemcovit (violë), i cili tashmë është yll edhe në Bullgari.”
Mes aktiviteteve të shumta në festival është dhe kremtimi i 110 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh rus Dmitrij Shostakoviç.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...