Dhjetë kompanitë e para për nga fitimi në Bullgari kanë regjistruar në vitin 2014 650 mln gjithsej fitim. Në të njëjtën kohë mbi 50% prej pensionistëve bullgarë marrin nga ose nën 150 euro për muaj. Këto janë të dhënat zyrtare dhe ato janë shumë treguese për diferencat e mëdha midis shtresave të ndryshme sociale në shoqërinë bullgare. Për çfarë ekonomi sociale të tregut mund të flitet në këtë rast (kjo është shënuar në Kushtetutën e vendit), kur disa marrin mesatarisht 1000 euro, ndërsa të tjerë duhet të jetojnë me 65 euro për muaj – aq është pensioni social në Bullgari.
Pyetja është retorike dhe e pakuptimtë nga pikëpamja ekonomike, sepse ata që kanë punë, marrin shpërblim në përputhje me kontributin e tyre personal – sa më shumë punojnë aq më mirë shpërblehen dhe kufizime këtu nuk mund të ketë. Por pyetja nuk është retorike për njerëzit e moshës së tretë, të cilët për arsye të ndryshme tashmë nuk mund të punojnë dhe shpresojnë në pensionet, për të cilat kanë punuar gjatë pjesës aktive të jetës së tyre. Katër bankat në Top 10 të firmave me fitime më të mëdha në vend me siguri do të kishin fitime edhe më të mëdha, në qoftë se jo 70 %, por 10-15% prej bullgarëve nuk kishin as fare depozitime bankare. Gjiganti energjetik rus Lukoil, i cili bën pjesë në këtë listë, me siguri do të fitonte edhe më shumë, në qoftë se nuk ekzistonte karteli i supozuar i karburanteve, i cili në mënyre artificiale mban çmimet e larta të benzinës dhe të naftës me gjithë rënien e madhe të naftës në tregun ndërkombëtar. Dhe me siguri ai nuk do të planifikonte tërheqjen e vet nga Bullgaria në qoftë se fitonte më shumë në mënyrë të drejtë.
Nga 1 korriku pensionet në Bullgari do të rriten dhe ai mesatar do të bëhet 170 euro. Kjo bëhet çdo vit në bazë të ligjit. Tani rritja do të jetë me 2.6% për të gjithë pensionistët. Do më thënë secili pensionist do të marrë për muaj 3.5 euro më shumë, ndërsa pensioni më i lartë në bazë të ligjit mbetet 455 euro. Askush nuk krenohet me këtë rritje minimale dhe askush nuk gëzohet, sepse ajo është tepër e vogël dhe nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e varfër të njerëzve të moshës së tretë.
Ndër të tjerat, numri i pensionistëve vazhdimisht po rritet, të rinjtë emigrojnë jashtë shtetit në kërkim të jetës më të mirë. Këto fakte nuk parashikojnë asgjë të mirë as për pensionistët, as për të rinjtë. Sepse me rritjen e numrit të shtetasve me aftësi të kufizuara blerëse, tregu nuk ka si të zhvillohet dhe të çoje në rritjen e PBB, ndërsa në sfondin e PBB – të pezulluar ose në tkurrje, nuk ka nga të vijnë para për pensione më të larta. Për këtë rreth vicioz nuk mund të gjendet zgjidhje në Bullgari.
Ndërsa në Evropë çdo dite e kaluar dëshmon, se rrugëdalje ka dhe se ekonomia mund të punojë më mirë dhe njerëzit mund të kenë jetë normale më të denjë. Duhet vetëm të mësojmë si e bëjnë. Deri tani provonim me korrupsion, me kontrabandë, biznes ilegal, mashtrime dhe abuzime. Nuk arritëm. Tani na mbetet vetëm të marrim rrugën, të cilët të tjerët e kanë kaluar dhe të përpiqemi t’i arrijmë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..