Çdo vit gjatë muajit qershor në qytetin Elin Pelin organizohet një festë e madhe, e cila i kushtohet jetesës, folklorit, humorit dhe gjellëve nga krahina e Shopëve. Për festën vijnë dhjetëra amatorë nga fshatrat Musaçevo, Grigorievo, Gabra, Ognjanovo, Ravno pole dhe shumë të tjera, të shpërndara nëpër krahinën e rrafshët të Sofjes. Festat e shopëve në Elin Pelin fillojnë që nga dita në të cilën kisha nderon kujtimin e shpirtit të Shenjtë-kushtuar dhuntive shpirtërore si dashuri, gëzim, paqe, durim. Hareja popullore në këtë krahinë vazhdon një javë të tërë, kurse ditët janë të përmbushura me takime, tubime këndim të këngëve, të shoqëruar me një humor dhe gjellë të shijshme nga krahina e shopëve.

Më shumë publik mblidhet në parkun e  qytetit, ku gjatë ditëve të pushimit u zhvillua një shfaqje mode të veshjeve  autentike popullore, të shoqëruar me një ekspozitë kulinare “Gjellët e shopit”.  Nga “baulja e gjyshes” qenë nxjerrë dhjetëra xhamadanë, këmisha, shami koke,  kollanë dhe qafore, të ruajtura aty më shumë se 100 vjet. Gra, vajza të reja si  dhe djem parakaluan të veshur në veshje popullore, të cilat nuk mund të  shikohen dhe në koleksionet e muzeve. Pjesëmarrësit vet i prezantuan elementet  karakteristike si dhe historinë e veshjes së vet. Vështrimet kureshtare qenë të  drejtuara drejt veshjes popullore nga fshati Musaçevo. Çdo gjë është punuar në  tezgjah, është qëndisu dhe thurur në dorë - saktësoi gruaja e cila u prezantua  nga Musaçevo.

Kam veshur një xhamadan të zi me  gajtan të bardhë, një këmishë prej pambuku me dantella tek mëngët, për zbukurim  një gjerdan prej parave të argjendta, kurse në brez ka pafte të punuara në  dorë. Këmbët janë të veshura me çorape, të punuara prej një leshi të punuar të  zi të zbukuruara me penj lara-lara, të veshura në opinga. Në kokë ka vënë një  shami-e ashtuquajturakërshenica, të punuar prej një pëlhure të  hollë të punuar në shtëpi . Është zbukuruar me një qëndisje në dorë dhe me  gurrëza . Kemi dhe një veshje popullore burrash nga krahina e shopëve, e cila  është e përbërë prej një  këmishe prej pambuku të bardhë me qëndisje , jelek të zi, të dekoruar me  gajtanë , një brez të kuq prej leshi, i cili kap dhe një pjesë nga këmisha. Në  këmbë ka opinga të punuara prej një lëkur derri, kurse në kokë ka një qylaf  prej lëkur qengji.
“Nga baulja e gjyshes” nuk është e mundur të thuhet se kush është më e mira, çdo gjë është shumë e vlefshme dhe e papërsëritshme. Juria dalloj si të shkëlqyer absolutisht që të gjitha veshjet të cilat qenë prezantuar. Këngëtarja popullore Iljana Najdenova ka shkuar shumë nëpër vend, që të mund të kërkojë kostume autentike për skenë. Ajo qe e mahnitur shumë nga kjo defile e modës .

Jem shumë e mahnitur nga këto veshje  të banuesve të Musaçevos të nxjerra nga baulet e gjysheve. Unë vet kam kërkuar  shumë dhe kam dashur të shikoj sesi pikërisht janë dukur në rajonin e Elin  Pelinit. Ato janë shumë të vlefshme, sepse nëpër muze vështirë gjenden veshje të tilla. Jam  e lumtur të shikoj dhe një veshje popullore prej vajze, me qenë se shumë herë  kam qenë në dilemë me këngëtaret popullore, të cilat pohojnë se, këto thep të  qepur mbi xhamadan janë karakteristike për krahinë e qytetit Ihtiman, kurse unë  e di se në rajonin e qytetit Elin Pelin ka ekzistuar po kështu. Qëndisja tipike  mbi veshjen popullore nga krahina e këtij qyteti qyet “roziçki”/trëndafila/,  ajo është shumë e vjetër dhe mund të shikohet jo vetëm mbi veshjen popullore  festive, por dhe mbi veshjen e përditshme të grave. Jam e mahnitur nga këmisha  e prezantuar nga krahina e Elin Pelinit. Ajo është shumë e rrallë, përfundon me  dantellën e bukur karakteristike. Kurse kjo, se mbi njërën mëngë mungon  dantella do të thotë se rroba është e përgatitur për pajë dhe nuk është  përfunduar. Qëndisja mbi këmishë në tre kate me ngjyra të larmishme është gjë e  cila takohet shumë rrallë tek ne. Jam shumë e lumtur se kam shansin ta shikoj  këtë gjë këtu.

Në festë, si në festë. Ajo nuk mund  ta kalojë pa një tryezë të larmishme . Më të shumtë qenë ata të cilët donin të  degustojnë prodhimet nga konkursi kulinar “Gjellët e shopit”. Mes piteve dhe  byrekëve, kaçamakut me copëra të vogla mishi, spikati reçeli i ëmbël i Asenka  Ispirska nga fshati Novi han. Posaçërisht për dëgjuesit tanë ajo dha recetën e  këtij specialiteti të përgatitur këtu denbabaden:

Merret një shira prej lëngur të  rrushit, në të kungulli qëndron për rreth 10 orë. 10 litra zien deri sa të  trashet dhe të mbeten 5-6 kilogramë. Kungulli pritet copa- copa me madhësinë e  pafkave të sheqerit. Ato qëndrojnë 2 orë në ujë me gëlqere. Derdhen mbi sharanë  e trashur. Zihet edhe 1 orë. Akoma e ngrohtë shtihet nëpër kavanoza. Mbyllen  mirë dhe kthehen me kapakun poshtë . Pas kësaj mbështillen me shami. Kur të  ftohen futen në podrum, kurse kur hapet kapaku i kavanozit copërat e kungullit  janë të freskëta.
Ngjyrosja me ngjyrat nga natyra – kjo është tema, të cilën e ka zgjedhur të studiojë me qasje etnografike heroina e tregimit tonë të sotëm. Ajo është një bullgare e re, të cilën rrethanat e jetës e çuan në SHBA që në një moshë fare të..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re