Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kitaristi Mirosllav Ivanov – me album të dytë solo

Foto: miroslavivanov.com

Mirosllav Ivanov është kitarist dhe kompozitor i talentuar. Ai ka punuar me formacionet “Infinity” dhe “Safo”, si dhe me Doni dhe Momçill, Stefan Vëlldobrev, Arabell Karajan, Vasill Najdenov, Kameilia Todorova, Vasill Petrov, Dinamit Bras Bend, D2, Vanja Shtereva, Elica Todorova dhe Stojan Jankullov, Mitko Shterev, grupin gjerman DE PHAZZ dhe shumë të tjerë.

Ai është i njohur si instrumentist si në Bullgari, ashtu dhe jashtë. Kjo u bë shkak për të nisur para disa vitesh për Dublinin. Atje ai punoi në një studio më shumë se dy vjet bashkë me grupin Amoric dhe përgatitën një album. Pas kësaj muzikanti kishte shfaqje në klube të ndryshme të Londrës, kurse më vonë u kthye në Bullgari. Para tri vitesh doli në treg albumi i tij i parë solo “Directions”. Tashmë është gati edhe albumi i tij i dytë “Circus”.

“Jo të gjitha pjesët e albumit janë kompozuar nga unë. Dy prej tyre janë të kontrabasistit Dimitër Karamfillov, me të cilin bashkëpunojmë që prej shumë kohe – tregoi Mirosllav Ivanov. – Nuk jam vetëm unë kompozitori i “Circus” në dallim të albumit tim të parë “Directions”. Në projektin tim të ri ka melodi, që mbahen mend shumë lehtë. Nuk i kam harruar emocionet, kur më çuan për herë të parë në cirk. I rikrijova këto emocione në pjesët e mia. Prandaj edhe albumi titullohet “Circus” (“Cirku”). Njerëzit, të cilët e kanë dëgjuar, më thanë se “kjo është një muzikë e lumtur”. Jo të gjitha momentet në cirk janë qesharake dhe të gëzueshme. Prandaj edhe muzika e albumit është me emocione të ndryshme. Eklektika është shumë e rëndësishme për mua, domethënë stilet, të cilat në shikim të parë nuk kanë lidhje, por unë përpiqem t’i gërshetojë. Kjo është njëfarë aluzioni për albumin tim të parë.”

Pjesët, me të cilat basisti Dimitër Karamfillov merr pjesë, janë me tituj “Adrenaline X” dhe “Ecology”.

Për realizimin e “Circus” Mirosllav Ivanov ka punuar me Dimitër Semov (bateri), Milen Kukosharov (piano), basistët Radosllav Sllavçev dhe Evden Dimitrov, Rosen Zahariev – Roko (trumpet), Denis Popstoev (saksofon) dhe shumë emra të tjerë të njohur të skenës bullgare. Turneu, që u mbajt pas premierës së albumit, korri sukses të madh. Publiku i Plovdivit, Burgasit, Varnës dhe Veliko Tërnovos ishte shumë i entuziazmuar. Pas verës jemi në pritje të vazhdimit të turneut.

Me se merret tani kitaristi i talentuar?

“Përveç me projekte të mia personale, merrem edhe me projekte të tjera si për shembull me “Metamorfoza” të Rosen Zaharievit – Roko. Albumi i tij duhet të përhapet në tregun muzikor këtë vjeshtë. “Fënkalero” është një projekt tjetër, i cili nuk është imi, por është i pianistit Vasill Spasov, me të cilin jemi duke bashkëpunuar. “Saint Electrics” është akoma një projekt imi i stilit rock alternativ, mbi të cilin po bashkëpunoj me Grisha Georgievin (vokale dhe bas) dhe Dejan Dragiev (bateri). Bashkë incizuam albumin e këngëtares Petja Dankova, i cili doli në treg para disa ditësh. Kështu qe mund të themi se ky është viti i albumeve.”

Kopertina e albumit “Circus” është shumë origjinale. Është krijuar me ide të Polina Gerasimovës. Ajo e ka krijuar tërë vizionin e albumit. Fansat e Mirosllav Ivanovit patën mundësi të jenë të pranishëm në promovimin e albumit në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Do të bjerë shi"

Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..

botuar më 24-09-12 8.25.PD

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD
Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD