Shikoni përreth. Mbase gjendeni në një dhomë ose ndani hapësirën tuaj personale në transportin qytetar. Punoni ose shkoni në punë. Gjithmonë nxitoni për të vajtur diku, telefoni bie vazhdimisht, sikur t’ju rikujtoi se kjo nuk është ëndërr. Por, a është kjo koha juaj për punë? A mos doni që në këtë mënyrë të kaloni pjesën më të madhe të ditës, të mbyllur në një kuti, nën llambën e neonit duke thithur ajrin e ftohtë dhe të thatë, të ofruar nga kondicioneri mbi ju? Mendoni se nuk keni rrugëzgjidhje tjetër, por ama gaboni.
Përpara disa ditëve me iniciativë të fondacionit “Credo Bonum” një kopsht i pa frekuentueshëm në qendër të Sofjes, u kthye në një hapësirë për punë. Nga data 13 deri më 22 korrik, kopshti është në dispozicion për çdo një i cili do që të ndërrojë mjedisin e ofisit me natyrën e qytetit. Më shumë për vet idenë dhe për këtë se çfarë mund akoma t’ju propozojë ky vend pune “një pjesë nga parajsa” na tregon Simeon Vasilev, përfaqësues i fondacionit “Credo Bonum”.
“Ideja qe që të rimendojmë procesin e punës. Nëse jemi më produktiv kur jemi të mbyllur midis katër mureve me një orar të përcaktuar pune ose mundet të jemi më të vlefshëm për punëdhënësin tonë në qoftë se kalojmë kohë në një mjedis i cili na bën më të qetë dhe më kreativ. “Zyrë në të hapur” është një ftesë e hapur për një dialog me temë se si duhet të jenë hapësirat për të punuar të së ardhmes. Prej një përvoje personale mund të them se, duke punuar këtu dy ditë po kryej më shumë punë në lidhje me shkrimin e emailave dhe zhvillimin e bisedave telefonike.”
Zyra në të hapur propozon që të gjitha komoditetet, të cilat ekzistojnë në vendin tuaj të punës. Organizatorët kanë siguruar si internet me shpejtësi të madhe, po kështu dhe një ushqim elektrik për pajisjet tuaja mobile. Kopshti propozon dhe vende të ndryshme ku mund të çlodheni pak, të shtriheni, bile dhe të piqeni pak në diell. Misioni bazë i kësaj nisme është që të tregojë dobitë nga puna mes natyrës, lidhur me pakësimin e stresit dhe përmirësimin e shëndetit fizik. Puna mes kësaj parajse natyrore do tu bëj më të qetë dhe me një vullnet më të madh për të punuar.
“Këtu nuk vërtiteni kot – plotëson Simeon Vasilev dhe fton – duhet ta provoni, që të shikoni se shumë më lehtë mund të përqendroheni mbi punën tuaj dhe të jeni më të qetë. Me të vërtetë liria të mund të dalësh jashtë ofisit për një farë kohe të caktuar është e lidhur me një tipi konkret profesionesh. Ne do të ndjekim profilin e njerëzve të cilët vijnë këtu dhe veprimtarinë e tyre. Kuptohet, se për ata prej tyre, puna e të cilëve është e lidhur me makina, ky ofis i hapur nuk është i përshtatshëm. Që të gjitha profesionet e tjera lidhur me mediat, me artin dhe reklamën – mund të gjejnë vend këtu.”
“Zyrë në të hapur” punon çdo ditë pune, kurse pas fundit të ditës së punës në program janë të parashikuar ngjarje të natës nën moton “Të takohemi pas pune”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..