Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bëjmë pushime sipas mundësive të veta

БНР Новини
Foto: @Fation Plaku Photography

Kur po vjen stina e re turistike mediat janë në garë që të na ofrojnë të dhëna statistikore, mendime të ekspertëve, intervista nga vendpushimet e mëdha. Në tërësi të dhënat zyrtare për shtetet e ndryshme ballkanike janë të përafërta, me përjashtim të disa specifikave kombëtare. Në Ballkan Greqia dhe Turqia janë destinacionet më të preferuara, por gradualisht po rritet interesi edhe ndaj destinacioneve të tjera të Ballkanit, në sajë të bollëkut të informacionit ose të strategjive të suksesshme të marketingut. Ndoshta edhe për shkak të faktit, se pushimet në shtetet më të afërta janë më të lira se sa në shtetet më të pasura perëndimore. Mund të themi se ende jemi në fillesën e njohjes së mrekullueshme të fqinjit. Rrallë herë publikohen statistika për lëvizjen e turistëve midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, por është fakt se shumë bashkatdhetarë filluan të zbulojnë Vendin e Shqiponjave.

Снимка“Për herë të parë shkoja në Shqipëri me rekomandim të vëllait tim, i cili është palombar profesionist dhe ka vizituar shumë anë të mrekullueshme të botës. Ai më tha, se Shqipëria ka mbetur i vetmi vend me natyrë të egër dhe të mrekullueshme dhe se detyrimisht duhet të vizitohet” – shpjegon Irina Mihallkova, e cila tashmë vit të dytë të radhës zgjedh për pushimet e veta plazhet e Shqipërisë së Jugut. Pyetjes – çfarë i ka pëlqyer më shumë atje, ajo iu përgjigj:

Снимка“Në vend të parë qëndrimi i njerëzve ndaj turistëve, gjithashtu natyra e bukur unike me ujin e kristaltë, e cila kompenson mungesën e plazheve të gjata, ushqimi – gjithashtu. Në vend të dytë se gjithçka aty ende nuk është komerciale.”

СнимкаJa se çfarë na tregoi për interesin e shqiptarëve ndaj vendpushimeve bullgare Elona Dushallari – Sekretare e Parë në Ambasadën e Shqipërisë në Sofje.

Para disa viteve këto gjire të egra ishin të paarritshme për turizmin masiv për shkak të mungesës së infrastrukturës. Sot tashmë rrugë ka dhe në sajë të tyre turistët bëhen edhe më shumë. Dhe Shqipëria ka çfarë të ofrojë. Bregdeti i saj është i gjatë 450 km, 80-90% prej ditëve të vitit janë me diel, stina turistike verore vazhdon 4-5 muaj. Larmia e peizazhit surprizon turistin e painformuar – rrafshinat përgjatë detit kalojnë në male të larta, vende pyjore që vështirë kalohen, liqene të mëdha dhe të vogla, shumë shpella (një pjesë e madhe prej tyre janë studiuar nga speleologët bullgarë).

СнимкаNë Shqipëri turizmi malor ende nuk është zhvilluar mirë. Mungojnë tradita, por jo kushte. Rritet numri i firmave të cilat ofrojnë turizëm me biçikleta dhe turizëm aventuresk, marshime në male, marshime me kuaj. Nuk ka vendpushime malore, por nëpër fshatrat ka hotele të vogla familjare, ku do t’ju presin me kënaqësi dhe to t’ju ofrojnë ushqimin më të shijshëm me produkte të freskëta vendase.

СнимкаNë qoftë se ende nuk keni zgjedhur ndonjë vend të ri dhe ekzotik për pushimet tuaja, do të shtojmë, se çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për pjesën dërmuese të shtetasve të Evropës Lindore.  Ka mjaft kohë deri në fund të stinës verore turistike, kështu që njohja e Ballkanit mund të fillojë qysh gjatë këtij viti.

СнимкаPërgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: @Fation Plaku Photography



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një renditje botërore e shpalli Banskon resortin më të mirë të skive në Bullgari

Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..

botuar më 25-11-11 9.23.PD

Shëtitje në të kaluarën – fshati Medven dhe shtëpitë e tij prej druri që i rezistojnë kohës

Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell  dhe..

botuar më 25-10-28 4.45.MD

Nga Rodopet deri te Stara Planina – turizmi me kalë, pasuria e fshehur e Bullgarisë

Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..

botuar më 25-10-27 4.25.MD