Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deti në muzikën pop bullgare

Foto: BULFOTO

Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen në datën 15 të çdo muaji.

Vazhdojmë me tri këngët e reja, të cilët ofrojnë përfytyrimin për detin në muzikën pop bullgare gjatë gjysmë shekullit të fundit.

Kënga e pare quhet “Deti i rinisë”, është nga viti 1966 dhe interpretohet nga këngëtarja e madhe Lili Ivanova.

Propozimi i dytë është kënga “Surf, erë dhe det” në interpretim të  këngëtarit Diço Hristov  (2008).

Kënga e tretë quhet “Dashuria është det”, incizimi është nga viti 1965 dhe interpretohet nga Liana Antonova.

Këtë herë  kënga “Në vathë” kryesoi klasifikimin për këngë popullore.

Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të BNR. Ai është “Valle të korrësve” të kompozitorit Diko Iliev. Fituesit janë: Anna Seiser nga Gjermania, Marlene Sherburne (SHBA) dhe Natalia Zabollotna nga Ukraina.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD