Muzika e mjeshtrit autodidakt të valles bullgare – Diko Iliev, është karakteristike jo vetëm për traditën veriore, por edhe për kulturën tonë kombëtare. Nuk ka festë të kalendarit vjetor, në të cilën të mos tingëllojnë vallet e tij. Nuk ka zemër bullgare, e cila të mos preket dhe të mos fillojë të rrahë në ritmin e valleve të tij. Kolegë të muzikantit të famshëm mbajnë mend, se në partiturat e tij shpesh herë ishin shkruar fjalët lavdëruese: ”Vallet e xha Dikos gëzojnë zemrat e të gjithëve.”
Nga qyteti Orjahovo erdhi një lajm i mirë. Më 30-31 korrik të këtij viti ekip i BNR me producent Vanja Moneva dhe me Orkestrën Frymore të qytetit me dirigjent Kuzman Kuzmanov kanë incizuar vepra të panjohura të Diko Ilievit. Ja se çfarë tha Hrizantema Rasheva, sekretare e vatrës së kulturës “Nadezhda -1871” në qytet:
“U bë e njohur, se në çdo vendbanim, ku Diko Ilievi ka udhëhequr orkestra frymore, ka krijuar vepra posaçërisht për këto kolektiva dhe pjesë prej muzikës së tij ua ka dhuruar. Gjatë 15 vjetëve të fundit kemi bërë kërkime për veprat e tij dhe me ndihmën e Radios Kombëtare Bullgare bëmë incizime me Orkestrën tonë Frymore në tre CD. I pari quhet “Kujtime”, sipas emrit të valles me të njëjtin emër të Diko Ilievit, i dyti është “Rini gjallëruese” dhe disku i tretë më i ri mban emrin “Krenaria e Bullgarisë”. Njerëzit që kanë punuar nën udhëheqjen e tij tashmë janë shumë pak, por dirigjenti ynë Kuzman Kuzmanov bëri çmos për gjetjen e veprave të tij. Të gjitha veprat që kemi incizuar gjatë viteve të fundit do të mbeten për gjithmonë në thesarin e Bullgarisë. Shpresoj, se ka të ngjarë të zbulojmë edhe vepra të tjera të kompozitorit. Vazhdojmë t’i kërkojmë sipas listës së lënë prej tij me dëshirën t’i transmetojmë brezit të ri.”
Zonja Hrizantema Rasheva e ka pranuar veprën dhe krijimtarinë e kompozitorit Diko Iliev si mision të saj. Me iniciativë të saj ishin incizuar valle të tij të panjohura deri tani, shumë melodi, rapsodia “Vallja e korrësve” për fondin e BNR. Ka kontribuar edhe për botimin e përmbledhjes me artikuj, kujtime dhe letra nën titullin “ Lavdi Diko Ilievit”.
“Unë mendoj, se në krijimtarinë në bazë të folklorit, valsi më i bukur është shkruar nga Diko Ilievi dhe ai quhet “Mbi Bukjovci”. Ai ka jetuar për një fare kohe në fshatin Bukjovci, në afërsi të qytetit Orjahovo. Ky është valsi i rinisë i të gjithë banorëve të Orjahovos. E mbaj mend Diko Ilievin, sepse jam bashkëkohëse e tij, krenohem se e kam njohur. Diko Ilievi është emblema e qytetit Orjakovo. Tashmë është bërë traditë çdo vit të organizohen festa të orkestrave frymore në emrin e Diko Ilievit. Sivjet do të zhvillohen edicioni i radhës i 20 i këtyre festave më datat 19,20 dhe 21 gusht. Në të do të marrin pjesë orkestra frymore nga vendi dhe nga jashtë. Vlerësoj lartë përmbledhjen e botuar “Lavdërim për Diko Ilievin”. Kemi mbledhur material edhe për një vëllim të dytë. Emri i përmbledhjes është marrë nga vjersha e poetit Harallampi Harallampievit “Për Diko Ilievin – nga zemra dhe për gjithmonë”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..