Më 21 gusht u mbushën 154 vjet nga lindja e bamirësit nga qyteti i Pllovdivit Dimitër Kudogllu. Sipas ironisë së fatit, po atë datë stuhia e zjarrit i bëri shkrumb dhe hi depot e duhanit, të cilat Dimitër Kudogllu i lëri trashëgimi qytetit Pllovdiv. Ndodhia provokoi indinjatën e banorëve të qytetit dhe lindi dyshime, se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të interesave të ndërtuesve.
Për banorët e qytetit godinat janë më se një trashëgimi kulturore. Ato janë simbol i bamirësisë dhe fisnikërisë së këtij bullgari të njohur, i cili ndante shuma të mëdha për kauza të ndryshme mirëbërëse. Në ato kohëra, nuk ishin vetëm të pasurit ata, të cilët ndanin bujarisht mjete. Shteti gjithashtu u garantonte dhuruesve, që vullneti i tyre do të respektohet. Kështu për shembull dhurimi i depove të duhanit ishte mbrojtur nga Ligji i miratuar nga Kuvendi Popullor në vitin 1926. Qëllimi ishte, që me qiranë e mbledhur nga ato depo të mirëmbahej Shtëpia e Bamirësisë dhe Shëndetit Popullor në qytetin Pllovdiv. Për dikasterin e ri mjekësor Dimitër Kudogllu siguroi hotelin e blerë prej tij “Mbreti Simeon”. Dita e inaugurimit u caktua posaçërisht. Kjo ishte Dita e Shën Dimitrit, e cila sipas stilit të vjetër kremtohej më 8 nëntor. Viti ishte 1927. Sipas historianit Vlladiir Ballçev, Dimitër Kudogllu insistonte për një kremtim të thjeshtë. Por asnjeri nuk arriti t’u pengojë njerëzve që të përgëzojnë dhe t’i falënderojnë dhuruesit. Në emër të kësaj kauze bamirëse, me dekret të Këshillit të Ministrave nga 4 tetor i vitit 1932 ky spital u çlirua nga të gjitha tatimet dhe taksat. Në vitin 1940 mbreti Boris III dhe mbretëresha Joana vizituan Shtëpinë e Shëndetit Popullor. Lidhur me këtë historiani Vlladimir Ballçev shpjegon:
“Mijëra banorë të qytetit u shëruan në sajë të kësaj shtëpie dhe parave të mbledhura nga depot. Në Shtëpinë e Bamirësisë dhe të Shëndetit Popullor mjekoheshin sëmundjet më të rënda të asaj kohe, si tuberkulozi. Ishte një spital i pajisur në mënyrë tepër moderne, me një ekip shumë të mirë mjekësor i cili dispononte aparaturën më të mirë të asaj epoke. Ky ishte një përfitim i madh për qytetin Pllovdiv. Dhimitër Kudogllu bënte aq shumë për bashkëqytetarët, se me të drejtë konsiderohej mirëbërësi më i madh i qytetit. Vet ai ishte brezi i tretë tregtarësh dhe kishte një pasuri të madhe. Ai u ndihmonte jo vetëm bullgarëve por edhe turqve. Sot sikur e gjithë kjo është e harruar dhe tani sikur ndonjëri dëshiron të fshijë të gjitha të mirat e bëra prej këtij njeriu. U asgjësua gjithçka, që kujtonte për të. Nuk ekziston as Shtëpia e Bamirësisë dhe e Shëndetit Popullor, as depoja e duhanit... Shitja e kësaj depoje ishte një akt kriminal. Nuk është e mundshme, që një institucion të shesë një pronë të lërë trashëgimi qytetit Pllovdiv. Para vitesh disa organizata civile bënin provë që të rivendosin kujdestarinë, por përpjekjet e tyre nuk u kurorëzuan me sukses. Ky është një kujtim, i cili po zbehet, sepse edhe duhani si një mënyrë për nxjerrjen e bukës së gojës, po zhduket. Megjithëkëtë, shfrytëzimi i këtij monumenti historian duhet të rimendohet. Vet shteti duhet të ketë detyrë që të mirëmbajë monumentet e kulturës. Edhe mirëmbajtje e një godine të tillë duhet të çlirohet nga të gjitha tatimet dhe taksat, ashtu siç kjo ishte në të kaluarën, ashtu siç e bëri kryetari i bashkisë së qytetit Pllovdiv Bozhidar Zdravkov në vitin 1936. Ai çliroi nga tatime dhe taksa të gjithë njerëzit të cilët e restauruan shtëpitë e tyre në Qytezën e Vjetër, kështu që ato të mos shemben.”
Godinat e depove të duhanit, të ndërtuara në stilin e Vjenës me fasada të zbukuruar në mënyrë të pasur janë në të vërtetë një fenomen arkitekturor. Lidhur me ambientimin e tyre me mjedisin e sotëm urban, drejtori i Muzeut Historin në qytetin Pllovdiv Stefan Shivaçev komentoi: “E kam parë një lagje të tillë industriale në Selanik, e cila është kthyer në një qendër moderne rinore. Në të nja 30 depo dhe fabrika të vjetra të duhanit janë të shndërruara në galeri artistike, lokale, diskoteka, restorante. Në Angli, Francë dhe Gjermani godina të tilla bëhen komplekse muzeore.”
Depot e duhanit të shkatërruara nga zjarri, ishin pjesë e lokacioneve në Programin e Plovdivit “Kryeqytet Kulturor i Evropës 2019”. Pas djegies në qytet erdhi ministri i kulturës Vezhdi Rashidov, i cili tha, se duhet të miratohet një ligj i rreptë dhe shteti duhet të kujdeset për monumentet e kulturës:
“Pozita ime personale është, që godina duhet të rindërtohet – thekson ministër Rashidov. – Kur një njeri bëhet pronar i një monumenti të kulturës, ai duhet të ketë të qartë, se përveç pronës ai ka dhe mban edhe përgjegjësi. Disa thonë, se duhet të ndërtohet një godinë e re. Sipas meje, godina duhet të rindërtohet e tillë siç ishte. Gjatë shtatorit do të paraqesim një korrigjim të ligjit, sipas të cilit do të caktohen gjoba të larta për ata që shkelin rregullat. Nuk është e mundshme, që monumente të kulturës të asgjësohen dhe të shkatërrohen. Pronarët duhet të mbajnë përgjegjësinë për godinën, që kanë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..