Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Tenev dhe netët pa gjumë

Një ditë nga jeta e...

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Pas të riut të turpshëm Mihaill Tenev fshihet një gjithësi, plot me mendime, ndjenja dhe art. Një pjesë e botës së tij të brendshme është demonstruar në ekspozitën “Pa gjumë”. Vetë autori përshkruan këtë ekspozitë kështu: “Le t’ju tregoj një histori për një vend të mbuluar me rërë, me shkurre të thata dhe ëndrra. Një vend, në të cilin shtigjet nuk ndodhen mbi tokë, kurse ndodhen në qiell dhe ku dielli lind nga perëndimi. Atje trupi dhe shpirti juaj do të vihen në provë dhe, me më shumë fat, ju do të mund të shquani thesaret e tij. Le t’ju tregoj për një vend, i cili do t’ju gjejë në se ju nuk dëshironi të ëndërroni, dhe për njeriun, i cili po endet atje”. Ky vend, plot me mister, është shkretëtira, kurse heroi lirik jeni ju. Mirëpo pse Mihaili zgjodhi pikërisht shkretëtirën për veprat e tij?

“Ajo është shumë speciale për mua. Dikur, kur qeshë në SHBA, ajo pati një rol të rëndësishëm në një çast të rëndë për mua – tregoi Tenevi. – Kështu ajo mbeti në kujtimin tim. Mendoj se ajo është mjaft e vrazhdë, por njëkohësisht e drejtë. Ajo të vë në provë, kurse në të njëjtën kohë të dhuron vlera, thesare dhe përparime. Ajo është mjaft e shkretë – kështu secili vizitues mund ta mbushë atë me ngjarje, mendime dhe histori të veta. Njeriu në këtë ekspozitë gjithmonë është kthyer së prapthi. Kështu nuk saktësoj personalitetin e tij dhe secili mund të vendoset në vendin e tij dhe të gjejë vetveten.”

Pikturat duken kështu, sikur janë vizatuar nga dora e njeriut, me bojëra dhe furçë, mirëpo në fakt vizituesit ndodhen para një arti të ri dhe modern. Për peizazhet Mihail Tenevi përdor teknologjitë digjitale dhe Photoshop. Një vend të rëndësishëm në veprat e tij kanë dritëhijet. Krijimi i këtyre pikturave i kushtoi atij një muaj e gjysmë – një periudhë plot me net pa gjumë dhe punë të vazhdueshme. Për këtë arsye titulli i ekspozitës është “Pa gjumë”. Por ka edhe diçka tjetër që fshihet pas këtij titulli: “Në një çast njeriu duhet të ndalojë ëndrrat për këtë se diçka do të ndryshohet dhe duhet të përpiqet t’a ndryshojë atë vetë” – komentoi artisti.

СнимкаEkspozita qëllon të tregojë fuqinë e shpirtit njerëzor dhe të na takojë me pengesat, me të cilat secili prej nesh haset. Nganjëherë ato duken shumë të mëdha dhe të pakapërcyeshme, mirëpo zgjidhja e vetme e drejtë është që t’i përballojmë vetë.

Снимка“Qëllimi im me këtë ekspozitë nuk është vetëm të tregojë rrugën time, më shumë dëshiroj të bëj kështu që secili vizitues të shikojë rrugën e vet – mendon piktori i ri. – Shpresoj se pikturat do të inkurajojnë njerëzit, të cilët ndodhen në atë vend të keq, të marrin situatën në dorë. Për mua kjo është me rëndësi të madhe, është më e rëndësishme sesa është fjala: “Shikoj historinë e Mihailit në këtë pikturë”. Më e rëndësishmja është që njeriu të shohë vetveten.”

“Pa gjumë” merr pëlqimin e njerëzve. Ekspozita u jep mundësi vizituesve të interpretojnë pikturat dhe historitë e shkruara nën to lirisht, t’i shikojnë përmes pikëpamjes së tyre personale dhe të mendojnë për Unën në shkretëtirën e saj.

СнимкаPlanet e ardhshme të Mihailit janë lidhur me specialitetin që sapo ka mbaruar në universitet “Teknika e Filmit Vizatimor”. Ai tashmë mendon për një ekspozitë tjetër – këtë herë me piktura të vizatuara me dorë, kështu edhe për një film me metrazh të shkurtër. Ekspozita “Pa gjumë” mund të shihet deri më 15 shtator në “A:part:mental” në Sofje.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD