Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pazar i produkteve të fermerëve bullgarë në Bruksel

БНР Новини

Një pazar me produkte të fermerëve bullgarë provokoi interes në Bruksel – e vizituan edhe bullgarë edhe të huaj. Ngjarja u zhvillua në Ditën e Bashkimit (më 6 shtator) si pjesë e fushatës “Le të mbrojmë shijen bullgare”. Ai ishte nismë e deputetit bullgar në Parlamentin Evropian Momçill Nekov dhe u organizua në bashkëpunim me lëvizjen Slow Food, e cila përpiqet të mbrojë traditat vendase gastronomike.

СнимкаPazari u organizua para ndërtesës së Parlamentit Evropian dhe nëpunësit e tij provuan shijet e pazakonshme bullgare nën tingujt e valleve tona tradicionale. Në stendat kishte mish derri, karakteristik për Ballkanin Lindor, kofsh derri me markën e provuar të qytetit Elena (Bullgari Qendrore), sallam-delikatesë nga rajoni i qytetit Razllog (Bullgari Jugperëndimore), djathë i mykur nga fshati Çerni Vit (Bullgari Veriore), djathë dhie, çaj malor nga mali Stranxha (Bullgri Juglindore), pestil nga qyteti Gabrovo (Bullgari Qendrore), etj.

Снимка
Desisllava Dimitrova, koordinatore e lëvizjes Slow Food për Bullgarinë na tregoi më shumë për fushatën “Le të mbrojmë shijen bullgare”:

“Fushata filloi në vitin 2015 dhe Slow Food ishte ftuar si partner. Shpresojmë se rezultati do të jetë regjistrimi i produkteve nga rajone të përcaktuara gjeografike të vendit tonë. Shpresojmë se popullarizimi i këtyre produkteve do të stimulojë prodhimin e tyre dhe biznesin vendas. Qëllimi është promovimi i prodhuesve të vegjël.”

Produktet e prezantuara në pazarin e fermerëve bullgarë në Bruksel po presin regjistrimin e tyre si produkte me karakterizime përkatëse gjeografike. Një produkt i tillë kërkon qëndrueshmëri dhe teknologji të saktë për prodhimin e tij. Ka nevojë dhe për angazhim për regjistrimin e tij. Se si u zhvillua pazari në Bruksel, na tregoi përsëri Desisllava Dimitrova:

Снимка“Pazari u zhvillua në kuadrin e një dite. Para dite u organizua një konferencë, kushtuar ushqimeve tradicionale që janë karakteristike për ndonjë rajon konkret gjeografik. U diskutua ndikimi i tyre pozitiv mbi ndryshimet klimatike. Pasdite u zhvillua vetë pazari. Disa nga produktet e prezantuara janë shumë tipike dhe meritojnë regjistrimin e tyre si produkte unike me karakteristika përkatëse gjeografike. Disa prej tyre presin regjistrimin e tyre, mirëpo procesi është i gjatë për shkak të kërkesave të ashpra higjienike. Politikanët duhet të punojnë më fortë në përkrahjen e tyre. Njerëzit provuan produktet dhe shpresojmë se provokuam interesin e tyre për nisma të tilla më të mëdha në të ardhmen e afërt, kësaj here – me qëllime tregtare, jo vetëm promovuese. Gjërat zhvillohen në drejtimin e duhur. Ne jemi të kënaqur, prodhuesit – gjithashtu. Brukseli është një qytet i shumëngjyrësh, larmia është e madhe. Interes treguan edhe bullgarët, edhe të huajt. Ideja jonë ishte që të prezantojmë identitetin tonë kombëtar nëpërmjet ushqimit.”

СнимкаQëllimi i pazarit është që sa më shumë konsumatorë nga Bullgaria dhe nga jashtë të njihen me shijen bullgare. Produktet e regjistruara nga rajone konkrete gjeografike tërheqin turistë dhe kështu stimulojnë zhvillimin e vendit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë nga arkivi i Slow Food-it



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD