Një prej aktiviteteve të muzikës xhaz këtë javë është takimi i disa emrave të shquar në muzikën bullgare. Këta janë pianisti Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, ku bëjnë pjesë Veselin Veselinov Eko – kontrabas dhe Dimitër Semov – bateri, bashkë me kompozitorin dhe trombonistin Georgi Kornazov. Ata kanë dy shfaqje – në Plovdiv më 15 shtator dhe në Sofje më 17 shtator në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Georgi Kornazov është një muzikant kozmopolit. Ai banon në Paris, por gjithnjë e më shpesh kthehet në Bullgari, që të interpretojë muzikë me disa prej xhazmenëve më të mëdhenj bullgarë si Antoni Donçev, Rosen Zahariev, Atanas Popov dhe Georgi Donçev, kurse tani edhe me JP3. Georgi Kornazov është trombonist me karrierë të madhe në skenën botërore, ai është lider i formacioneve të ndryshme. E krijon muzikën e tij me shumë dashuri dhe devotshmëri, kurse Parisi i hap horizontet, diçka për të cilën ëndërron çdo një krijues. Ka disa albume autori si “Fuqia” dhe “Vetëdija” 2015 etj. Ai ekzekuton muzikë me disa prej muzikantëve më të shquar bullgarë të xhazit: Millço Leviev, Antoni Donçev, Stojan Jankullov, Teodosi Spasov, Hristo Jocov. Ja se çfarë shënon për muzikantin bullgar shtypi i huaj: “Georgi Kornazov është një univers midis Bullgarisë dhe xhazit perëndimor, është një gërshetim unikal i melodive të bukura të paraqitura nga pikëpamja e kohës moderne (Yves Dorisson, CULTUREJAZZ).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”