Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rinia interpreton klasiken në “Piano Ekstravaganca”

Foto: Vida Pironkova

Para pak kohe në sallën e Klubit Ushtarak në Sofje, në kuadrin e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar “Piano Ekstravaganca”, dy studentë bullgarë, paraqitën koncertin për piano “Laureatë”. Këta janë Stefan Bonev dhe Georgi Bojkin, mbajtësit e çmimeve speciale të Konkursit Ndërkombëtar për Pianistë dhe Violinistë “Panço Vladigerov” gjatë 2015-ës. Ata interpretuan në mënyrë të shkëlqyeshme dhe sipas këndvështrimit të tyre veprat e Johanes Sebastian Bahut, Moris Ravelit dhe Sergej Rahmaninovit. Ata i bënë përshtypje të madhe publikut dhe treguan edhe një herë se “Piano Ekstravaganca” është forumi, ku çdo vit paraqiten interpretuesit më të mirë të muzikës për piano.

Pianisti i ri Georgi Bojkin, student i profesoreshës Borisllava Tanevës në Akademinë Muzikore “Panço Vlladigerov”, na tregoi për mendimet dhe kërkimet e veta disa minuta para se të ekzekutojë Programin e Bahut:

“I jam shumë mirënjohës prof. Angellovit (profesor Ljudmill Angellov është pianist dhe krijuesi i Festivalit “Piano Ekstravaganca”), i cili më ftoi mua dhe Stefan Bonevin pas konkursit “Panço Vlladigerov 2015”, ku ne të dy fituam çmimin e këtij forumi. Ky është një prej festivaleve më prestigjioze për piano, të cilat zhvillohen në Bullgari. Të paraqitesh në këtë festival dhe t’i biesh një vegle muzikore të klasës së lartë, kjo ndodh rrallë.”

Për pikëpamjen e vet dhe për interpretimin origjinal të veprave të Bahut Bojkin shton: “Gjithnjë e më pak njerëz mendojnë se kjo muzikë i përket vetëm organit, ose çembalos, ose ansambleve të harqeve dhe unë jam një prej tyre. Kjo muzikë mund të ekzekutohet nga çdo një vegël muzikore me sukses të madh, sepse kjo është një muzikë shumë e pastër dhe është kompozuar nga ky gjeni për të gjithë njerëzit. Ajo nuk duhet të ekzekutohet vetëm në kishë, ose në sallën e dhomës. Ndërkaq, pianoja jep mundësi të mëdha. Gjatë ekzekutimit të kësaj muzike duhet të kemi parasysh atë që e kanë bërë ansamblet e Barokut, domethënë mënyrën në të cilën muzika interpretohet në “Suitat” për orkestër, ose në “Koncertet e Brandenburgut”. Ky është edhe qëllimi im, duke luajtur në piano.”

Pianisti Stefan Bonev, mbajtës i dy çmimeve të posaçme të konkursit “Panço Vlladigerov” për interpretimin e veprave të Bahut dhe Vlladigerovit, ishte më lakonik, por më konkret:

“Megjithëse zhvillohet për herë të gjashtë, festivali tashmë ka fituar popullaritet edhe jashtë shtetit. Në Hamburg, ku unë banoj dhe jam duke i bërë studimet, jeta kulturore e Bullgarisë nuk është shumë e njohur, por ka mjaftë njerëz, të cilët kanë dëgjuar për këtë forum. Së pari, sepse është organizuar nga pianisti i njohur bullgar Ljudmill Angellov dhe së dyti – sepse atje interpretohet muzikë më e ndryshme në krahasim me festivalet e ndryshme – kryesisht muzikë moderne dhe vepra të kompozitorëve më pak të njohur. Ne, bashkë me Georgi Bojkinin zgjodhëm një program më klasik.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ajo që na ndan" – një këngë për momentin e sinqeritetit me veten

Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..

botuar më 25-10-08 6.15.PD

B.T.R. nisin një turne dy mujor në Evropë

Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..

botuar më 25-10-07 6.30.PD

"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi

Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..

botuar më 25-10-06 2.30.MD