Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja e shumëpritur në fushën e kulturës midis Bullgarisë dhe Kosovës tashmë është fakt

БНР Новини
Sipas Ministrit Rashidov Marrëveshja do të kontribuojë për aktivizimin e formave të shkëmbimit kulturor mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Kulturës në Sofje u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim kulturor. Nënshkrimet e tyre në këtë dokument i vunë ministri bullgar Vezhdi Rashidov dhe homologu i tij Kujtim Shala.

Ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Republikës së Kosovës Kujtim Shala tha se në shtetin e tij po vazhdon procesi i ndërtimit të institucioneve dhe në këtë lidhje Marrëveshja e nënshkruar është me rëndësi të madhe, sepse ajo vë themelet e ndërtimit ligjor të bashkëpunimit tonë dypalësh në këtë sferë.

Tekstet e Marrëveshjes reglamentojnë mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e teatrit, letërsisë, botimit të librave, artit figurativ, trashëgimisë kulturore jomateriale, kinemasë, muzikës dhe vallëzimit. Saktësohen angazhimet e dy palave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe bashkëpunimin në sferën e të drejtave të autorit.

Gjatë qëndrimit në Sofje Ministri Shala vizitoi disa institucione kulturoreRepublika e Bullgarisë dhe Republika e Kosovës do të mund të zhvillojnë nisma të përbashkëta të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe të shkëmbejnë informacion për çështjet e konservimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës. Pala bullgare është gati të ndihmojë me specialistë dhe teknikë për zhvillimin e punimeve të restaurimit të monumenteve kulturore. Në marrëveshje janë përfshira tekste për parandalimin e eksportit, importit dhe shkëmbimit të paligjshëm të vlerave kulturore në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të dy palave. Do të inkurajohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë në lidhje me kinematografinë dhe artet e tjera vizuale, më konkretisht me anë të prezantimit të ndërsjellë të filmave dhe lehtësimit të kontakteve midis artistëve. Shtetet tona do të punojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në botimin e librave dhe në përkthimin e letërsisë bashkëkohore. Bullgaria dhe Kosova do të zhvillojnë kontaktet midis muzeve dhe galerive, do të inkurajojnë pjesëmarrjen e piktorëve në programe për kualifikim profesional dhe akademik, në seminare. Do të analizohen mundësitë për organizimin e Ditëve të Kulturave në parim reciprok.

Fotografi: mc.government.bg dhe mkrs-ks.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD