Në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Kulturës në Sofje u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim kulturor. Nënshkrimet e tyre në këtë dokument i vunë ministri bullgar Vezhdi Rashidov dhe homologu i tij Kujtim Shala.
Ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Republikës së Kosovës Kujtim Shala tha se në shtetin e tij po vazhdon procesi i ndërtimit të institucioneve dhe në këtë lidhje Marrëveshja e nënshkruar është me rëndësi të madhe, sepse ajo vë themelet e ndërtimit ligjor të bashkëpunimit tonë dypalësh në këtë sferë.
Tekstet e Marrëveshjes reglamentojnë mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e teatrit, letërsisë, botimit të librave, artit figurativ, trashëgimisë kulturore jomateriale, kinemasë, muzikës dhe vallëzimit. Saktësohen angazhimet e dy palave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe bashkëpunimin në sferën e të drejtave të autorit.
Republika e Bullgarisë dhe Republika e Kosovës do të mund të zhvillojnë nisma të përbashkëta të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe të shkëmbejnë informacion për çështjet e konservimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës. Pala bullgare është gati të ndihmojë me specialistë dhe teknikë për zhvillimin e punimeve të restaurimit të monumenteve kulturore. Në marrëveshje janë përfshira tekste për parandalimin e eksportit, importit dhe shkëmbimit të paligjshëm të vlerave kulturore në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të dy palave. Do të inkurajohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë në lidhje me kinematografinë dhe artet e tjera vizuale, më konkretisht me anë të prezantimit të ndërsjellë të filmave dhe lehtësimit të kontakteve midis artistëve. Shtetet tona do të punojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në botimin e librave dhe në përkthimin e letërsisë bashkëkohore. Bullgaria dhe Kosova do të zhvillojnë kontaktet midis muzeve dhe galerive, do të inkurajojnë pjesëmarrjen e piktorëve në programe për kualifikim profesional dhe akademik, në seminare. Do të analizohen mundësitë për organizimin e Ditëve të Kulturave në parim reciprok.
Fotografi: mc.government.bg dhe mkrs-ks.org
Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..