Ligji për buxhetin shtetëror vjetor është një nga ligjet më të rëndësishme për Bullgarinë për vitin përkatës dhe për këtë arsye diskutimet e lidhura me të janë objekt të interesit të madh publik jo vetëm nga ana e forcave politike, ekspertëve financiarë dhe deputetëve, por edhe nga ana e shtetasve të zakonshëm.
Sivjet Ministria e Financave prezantoi projektin e buxhetit, duke e vlerësuar atë si “i mërzitshëm”. Opozita e cilësoi atë si “buxhet i statukuos” dhe si ngrirja e reformave. Nga kjo pikëpamje askush nuk pritej ngjarje tepër dramatike rreth diskutimeve të tij. Mirëpo në fakt u bë e kundërta – buxheti provokoi vëmendjen e të gjithëve me kthesat e papritura dhe befasitë në rrugën e tij nga Ministria deri më Kuvendin Popullor. Askush nuk pritej gjithashtu se zgjedhjet e rregullta presidenciale gjatë nëntorit do të shkaktonin një krizë qeveritare me dorëheqjen e qeverisë së partisë GERB dhe të. kryeministrit Bojko Borisv. Qeveria dyshohej edhe për këtë a duhej të hiqte dorë nga projektin e vet për buxhet shtetëror, mirëpo në fund të fundit pas shumë diskutimeve të ashpra i njëjti buxhet u pranua në fund të javës që po përfundon. Kjo u bë në ditën, kur Parlamenti Evropian pranoi buxhetin e BE-së për vitin e ardhshëm. Por pavarësisht nga kjo kriza qeveritare po vazhdon dhe shumë njerëz mendojnë se ajo dë të bëhet politike. Presidenti aktual Rosen Plevneliev tani duhet të formojë një qeveri teknike, që do të funksionojë me buxhetin e sapopranuar. Pritjet janë se kjo qeveri nuk do të punojë gjatë – vetëm deri në fundin e janarit, kur Kreu i ri i shtetit do të marrë detyrën e vet. Ndoshta ai menjëherë do të krijojë një qeveri tjetër teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjet e parakohshme qeveritare. Ndoshta data e këtyre zgjedhjeve do të jetë në fund të marsit apo në fillim të prillit. Edhe qeveria e formuar nga Rumen Radevi do të duhet të punojë me buxhetin e pranuar javën e kaluar, sepse nuk do të mund ta ndryshojë atë për shkak të mungesës së Parlamentit. Ndoshta menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të situatës së ndryshuar ose për shkak të dëshirës së vet, qeveria do të aktualizojë ligjin për financat. Kështu që këtë, të cilën deputetët e votuan, nuk do të ketë afat të gjate vlefshmërie dhe ndoshta parametrat e buxhetit të pranuar nuk do të zbatohen.
Duke folur për vetë buxhetin nga pikëpamja makroekonomike dhe sociale ai është një variant i projektligjit të propozuar nga Ministria e Financave – parashikohet një ngadalësim i vogël i rritjes ekonomike, më shumë para për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, deficit i pranueshëm dhe rritje e pakët e pagimeve sociale. Nuik do të ketë borxhe të reja të jashtme. Në fushën e ekonomisë s’ka ndonjë dramë, kaosi është në jetën tonë politike. Një kaos, i cili u provokua pikërisht atëherë, kur dukej se situata në përgjithësi ishte e qëndrueshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo..