Në qytetin bullgar bregdetar Burgas këtë javë u takuan udhëheqësit e dikastereve kufitare/ rojeve bregdetare të Bullgarisë, Rumanisë, Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Forumi është një model i suksesshëm rajonal për ndarjen e përgjegjësisë dhe për veprime të përbashkëta kundër kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit ndërkufitare në Detin e Zi. Në këtë mbledhje në Burgas Bullgaria mori kryesinë në parim rotacioni nga Rusia dhe do të jetë në krye të forumit një vit. Shteti ynë tashmë ka përvojë në këto detyrime, sepse do t’i plotësojë ato për herë të katërt. Përgjegjësitë e reja të Bullgarisë vijnë në një situatë të ndërlikuar, të lidhur me riorientimin e fluksit të migrantëve, të cilët për shkak të kufizimit të mundësive për lëvizje në rrugë tokësore, fillojnë t’i parapëlqejnë itineraret detare. Më parë duhet të nënvizojmë se aktualisht nuk ka një fluks të përforcuar për në Bullgarinë, ujërat bullgare monitorohen vazhdimisht dhe vitin e kaluar nuk janë regjistruar raste të migracionit atje. Por përveç se kjo është në përparësi, është edhe një sfidë për rojet tona bregdetare – të parandalojnë raste të tilla në të ardhmen. Në kohën e kryesisë bullgare theksi i bashkëpunimit do të bjerë mbi Qendrën e Informacionit dhe Komunikimeve në Burgas, e cila kohët e fundit të fitoi një autoritet ndërkombëtar. Bashkëpunimi i specializuar do të zhvillohet dhe pasurohet me stërvitjet e përbashkëta , të cilat tashmë janë tradicionale “Fajkua e Detit të Zi”. Mirëpo kryesia bullgare përkon edhe me fillimin e veprimtarisë së Rojës Kufitare Bregdetare Evropiane, e cila u themelua para pak kohe me qëllim që të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE-së. Ndoshta muajt e ardhshëm do të bëhemi dëshmitarë të bashkëpunimit të Forumit me këtë strukturë – që do të jetë me dobi për të dy strukturat. Si anëtare e këtyre dy organizatave, Bullgaria do të ngarkohet me përgjegjësi suplementare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...