Siç GERB, dje Partia Socialiste Bullgare gjithashtu e ktheu mandatin e dorëzuar nga Presidenti Rosen Plevneliev për formimin e qeverisë në kuadrin e këtij Parlamenti. Tani Kreu i Shtetit duhet të angazhojë me një mandat të tillë një forcë të tretë politike të zgjedhur nga ai. Ai tashmë bëri të ditur se ky do të jetë Blloku i Reformatorëve. Në dallim të GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare, Blloku është i prirë për të krijuar një qeveri dhe që para se të marrë mandatin inicioi bisedime për përkrahje të forcave të tjera parlamentare.
GERB së pari nuk ra dakord për të biseduar për përkrahjen eventuale ndaj reformatorëve para se të kenë marrë zyrtarisht mandatin, por dje dhanë sinjale të qarta se do ta refuzojnë përkrahjen. Reformatorët kishin thënë se do të bisedojnë për përkrahje edhe me forcat e tjera parlamentare, që t’i shmanget qeverisjes së re të Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Mirëpo, pa përkrahjen e GERB-it, votat e aleatëve të tjerë nuk do të jenë të mjaftueshëm për formimin e kabinetit të ri me mazhorancë të sigurt në Parlament. Për këtë shkak filloi të flitet për kabinet të krijuar kryesisht prej ekspertësh, por jo prej personave politikë. Filloi të flitet, por me gjysmë gojë, sepse një qeveri e tillë do të ishte tepër e dobët dhe jostabile. Blloku i Reformatorëve dhe GERB e kuptojnë këtë shumë mirë dhe që tani flasin se varianti më realist është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mundësia që ky Parlament të formojë një qeveri të qëndrueshme është minimale, thotë edhe vetë Presidenti Rosen Plevneliev, që para se të ketë dorëzuar mandatin e tretë.
Po të refuzohet edhe mandati i tretë për formimin e kabinetit janë të mundshme disa variante të zhvillimit. Njëri prej tyre është që Presidenti të emërojë një kabinet teknik. Anëtarët e këtij kabineti mund të caktohen nga Presidenti Rosen Plevneliev bashkë me trashëgimtarin e tij – Presidentin e porsazgjedhur Rumen Radev. Kjo mundësi tashmë ishte shqyrtuar në një takim midis të dyve pas zgjedhjeve presidenciale, por më vonë u bë e qartë se para se të hyjë zyrtarisht në detyrë më 22 janar, Radevi nuk do të angazhohet me vendime për qeveri teknike. Pra, kjo do të thotë se Presidenti i porsazgjedhur do të emërojë vetë qeveri teknike pasi hyn në detyrë, kur do të duhet të shpërndahet Parlamenti.
Mirëpo, Presidenti në veprim mund të mos emërojë qeveri teknike gjatë Parlamentit të tanishëm. Në këtë rast deri në shpërndarjen e Parlamentit nga Presidenti i ri Rumen Radev pushteti ekzekutiv do të jetë në duart e qeverisë në dorëheqje të Bojko Borisovit.
Kjo seri e ndërlikuar prej procedurash dhe hipotezash supozon një periudhë jostabile politike që deri në prill të vitit tjetër. Supozohet gjithashtu grumbullimi i shumë detyrave të ngutshme që gjatë hapave të parë të udhëheqjes së ardhshme, jo vetëm në plan të brendshëm, por edhe në plan ndërkombëtar. Deri atëherë, edhe në plan të brendshëm, edhe në atë ndërkombëtar, duhet të kemi durim.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..