Sfidat për Bullgarinë para aderimit tonë në Eurozonë ishin temë e debateve në kuadrin e Forumit Ekonomik Bullgar 2016, i cili u zhvillua në Sofje. Pjesëmarrësit e tij komentuan pse liderët evropianë nuk dëshirojnë t’i lejojnë Bullgarisë akses në mekanizmin valutor, duke pasur parasysh se ky mekanizëm është hapi i detyrueshëm para aderimit të një shteti në Eurozonë.
Sipas ekonomistit Georgi Ganev problemet e brendshme të bashkimit valutor duhet të zgjidhen para pranimit të anëtareve të reja në të. Nga pikëpamja formale Bullgaria u përgjigjet të gjitha kritereve ekonomike për futjen e euros. Qëndrimi i një shteti në mekanizmin në fjalë ERM-2 është jo më pak se 2 vjet. Sipas Ganevit çmimet tek ne nuk do të rriten në mënyrë drastike pas pranimit të euros në Bullgari. Duke pasur parasysh refuzimin, të cilin Bullgaria mori për diskutime të lidhura me hyrjen në ERM-2, pjesëmarrësit në Forum u bashkuan rreth mendimit se Bullgaria nuk trajtohet në mënyrë të barabartë, siç ishte me shtete e tjera, të cilat tashmë janë anëtare të Eurozonës.
“Përparësitë kryesore për Bullgarinë nga aderimi në Eurozonë janë pakësimi i interesave për të gjitha llojet e borxheve dhe rritja e shkëmbimit midis firmave tona dhe partnerëve evropianë – komentoi Georgi Ganevi. – Të mos harrojmë se bëhet fjalë për një nga tregjet më të zhvilluara në botë. Do të ketë shpenzime më të ulëta për lidhjen e marrëveshjeve tregtare dhe rreziku që vjen nga shkëmbimi valutor për firmat e huaja nuk do të ekzistojë më. Bullgaria do të ketë qasje tek një kreditor i pakufizuar i instancës së fundit. Minusi standard në këtë situatë – humbja e politikës së pavarur monetare – nuk është i vlefshëm për Bullgarinë. Gjërat që zhvillohen në botë dhe në Eurozonë tani ndikojnë mbi Bullgarinë, mirëpo me siguri jo në fuqinë e tyre të plotë. Ne jemi lidhur me Eurozonën dhe nuk do të humbim politikën tonë të vet monetare. Minusi tjetër është lidhur me angazhimin eventual të Bullgarisë që të marrë pjesë në financimin e situatave të krizës në shtetet e tjera anëtare. Rreziku tjetër vjen gjithashtu nga mundësia që konsumatorët të marrin më shumë borxhe sesa mund të shlyejnë për shkak të interesave të ulëta. I tillë ishte rasti me Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Mirëpo në lidhje me këtë mundësi, unë jam skeptik, sepse kreditimi më i lartë i firmave dhe familjeve bullgare, në se bëhet në mënyrë të arsyeshme, nuk është diçka e keqe. Është e qartë se Ministria e Financave dhe Banka Popullore Bullgare nuk dëshirojnë të diskutojnë publikisht çështjen për aderimin e Bullgarisë në Eurozonë.”
Sipas kryetarit të Forumit Ekonomik Bullgar Georgi Tabakov përparësitë nga aderimi i shtetit tonë në Eurozonë janë më shumë sesa janë gjërat negative dhe tani momenti është i përshtatshëm për një hap vendimtar në këtë drejtim. Ai tha se në Eurozonë njerëzit paguajnë dy-tri herë më pak për borxhet e tyre në krahasim me bullgarët, të cilët jemi në bord monetar. Tabakovi mendon se rreziqet kryesore për ekonominë e Evropës dhe për bashkimin monetar janë paqëndrueshmëria dhe popullizmi.
Në tryezën e rrumbullakët u diskutua ndikimi i procesit të aderimit tonë në Eurozonës mbi sektorët e ndryshëm – financat publike, sektorin financiar, formimin e çmimeve dhe buxhetin e familjeve, tregun e punës, investimet e drejtpërdrejta, turizmin, energjetikën, eksportin dhe importin. U shqyrtua gjithashtu përvoja e shteteve si Lituania, Letonia dhe Sllovakia në procesin e aderimit dhe efektet pas tij në shtetet e përmendura. Tre ekspertët e pranishëm – Andis Vilks (Letoni), Gediminas Shmuks (Lituani) dhe Igor Barat (Sllovaki) ishin kategorikë, se pa ekzistencën e një konsensusi të plotë të brendshëm për këtë se shoqëria përkatëse dëshiron të pranojë euron si valutë, nuk mund të përballohen erërat në drejtim të kundërt. Sipas tyre për hyrje në Eurozonë ka nevojë, në vend të parë për stabilitet politik dhe për një fushatë të fortë sqarimi dhe përgatitje për biznesin dhe sektorin bankar. Përfaqësuesit e tri shteteve inkurajuan aderimin tonë në Eurozonë.
Në pjesën e dytë të Forumit Ekonomik Bullgar tema e diskutimeve ishte ambienti i biznesit për ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari dhe u diskutuan mundësitë për zhvillim, kreditim, financim, eksport dhe import.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..