Rosen Ideallov është një muzikant i njohur bullgar, i cili jep mësim për muzikë dhome, një ekzekutim orkestral dhe klarinetë në Shkollën Kombëtare Muzikore dhe punon me muzikantët më të mirë në vendin tonë. Suksesi nuk vonohet dhe për trashëgimtarin e tij – Rosen Ideallov-bir, i cili është drejtuar ndaj profesionit të valltarit skenik dhe tanimë po zhvillon një shkollë më vete në stilin e vallëzimeve karakteristike nga Irlanda. Marrja me muzikë është një pasion i përkohshëm për trashëgimtarin e ri të familjes artistike Ideallovi. Akoma në moshën 14 vjeçe Rosen ka zbuluar pasionin e tij ndaj ritmeve, të lindura në tokat e keltëve. Prekja dhe afrimi i parë me magjinë irlandeze ka qenë përmes filmit për “sundimtarin e vallëzimit” Majkë Fletli, i transmetuar në Televizionin Kombëtar Bullgar. Që atëherë bullgari i ri fillon të hapë rrugë për vallëzimet irlandeze në atdheun e tij.
“Vet muzika irlandeze shpreh ndjenjën për liri dhe për një hapësirë përpara meje. Ka diçka shumë të veçantë në dridhjen e saj dhe ajo më detyron të ndihem mirë. Ti nuk mund të qëndrosh në një vend kur e dëgjon, ajo të ngre në këmbë dhe të detyron të vallëzosh – thotë Rosen Ideallov. – Midis folklorit bullgar dhe atij irlandez ka pika afrimi të përbashkëta. Afrimi është në vet muzikën, por ndryshimet janë në ritëm. Muzika bullgare dallohet me taktet jo të drejta, por kam dëgjuar melodi irlandeze, në të cilat ato po kështu përdorin takte jo të drejta, gjë e cila më bëri një përshtypje të fortë. Bile në vet hapat e vallëzimit bullgar dhe irlandez ka diçka të përbashkët, që nuk e di sesi ta përcaktoj, por është shumë interesante të shikohet. Bile tanimë po punojmë mbi një projekt, i cili gërsheton muzikën popullore bullgare dhe ritmet e Irlandës. Përpara ca kohe dolëm në një skenë me formacionin folklorik bullgar “Daulle dhe gajde” dhe përziem folklorin bullgar me atë irlandez. Publiku nuk priste një temperament kaq të shumtë si dhe emocion, të mbledhur në një vend. Kjo qe një shfaqje eksperimentale, do të doja të përsëritet dhe në të ardhme. Ka një interes ndaj idesë, të prezantojmë ndonjë histori përmes muzikës dhe vallëzimeve të dy popujve. Tani për tani po e zhvillojmë idenë dhe shumë shpejt do të jetë gati për skenë.”
“Këpucët janë specifike, tek ta kemi një stil të fort dhe një stil të butë. Këpucët për të çukitur quhen jig shoes, ato punohen prej një qelq të posaçëm fibër, ose një dru i pastër. Kanë dhe takë, e cila krijon një tingull të caktuar dhe për momentin porositen nga jashtë – tregon Roseni. – Përveç tyre ka dhe këpucë në stilin e butë. Këto këpucë janë shumë të bukura dhe e mbajnë thembrën në një mënyrë të veçantë. Kur ndodhet në skenë, valltari luan gjithmonë në gishta. Kjo është shumë e rëndësishme për valltaret, për të cilat kërkesa është të qëndrojnë lartë në majë të gishtave.
Arti i interpretimit kërkon cilësi të caktuara fizike dhe psikike, që të mund të jetë një bukuri për publikun, kurse sekreti është në përvetësimin e teknikës. Vetë irlandezët janë të mahnitur nga fakti se, në lindje ka njerëz si ne, të cilët merren me vallëzimin e tyre, dhe thonë po kështu se kemi mjeshtëri të mëdha. Fillimisht, njerëzit aty na shikojnë me një dyshim, sepse jemi të huaj, por kur fillojmë të luajmë, u bën një përshtypje të madhe. Na presin shumë ngrohtë dhe gëzohen se praktikojmë stilin e tyre folklorik.”
Ditën e diel Rosen Ideallovi-bir doli për herë të parë në një skenë bashkë me nxënës të vet nga shkolla “Irish Dance Academy”:
“Më 11 dhjetor kishim një shou program në klubin “Studio numër 5” në Sofje. Në të bashkuam dy stile – flamenko dhe valle irlandeze. Aty do të prezantohen format muzikore dhe të vallëzimit të këtyre stileve. Mes muzikantëve ka dhe gajdexhi, i cili zotëron deri në një përsosmëri të plotë instrumentin popullor bullgar. Flamenkon e ka prezantuar kolegu im Stefan Nikollov, i cili është një mjeshtër i njohur i këtij stili tepër specifik në artin e vallëzimit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..